Skip to content
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë

· 1 min lexim

Një shpërthim i një sasie lënde plasëse ka ndodhur në Orikum në orët e para të mëngjesit të së martës.

Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, në një ngushticë pas një pallati, duke shkaktuar dëmtime në dy xhama të katit të parë të pallatit.

Në vendin e ngjarjes është ngritur grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit dhe identifikimin e autorëve.