Skip to content
Kryesore

Shpërthim me eksploziv në Orikum

· 1 min lexim

Një shpërthim i lëndës plasëse ka ndodhur në verandën e një banese në Orikum, duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas informacioneve,lënda plasëse ishte vendosur pranë banesës së shtetases E.B., një 68-vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:00 pas mesnate në Orikum, ku në verandën e banesës së shtetases E. B., 68 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.