Skip to content
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë, policia jep detajet e para (video)

· 2 min lexim

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

BalkanWeb mëson se një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e Arben Pllumit. Është hera e dytë që banesës së tij i vendoset tritol, teksa deri tani nuk ka të lënduar.

Arben Pllumi në fakt banon në Krujë, teksa më parë edhe të vëllait i kanë vendosur lëndë plasëse. Nuk dihet nëse seria e këtyre shpërthimeve vjen prej konflikteve familjare apo jo.

Kujtojmw se mbrwmjen e sotme policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi ka aksidentuar një të mitur.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: