Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Show apo e vërtetë? Autoriteti i Konkurrencës ‘kujtohet’ për abuzimet me maskat pas 7 muajsh pandemi!

19:59 15/10/2020
Reading Time: 5 min lexim

Autoriteti i Konkurrencës më në fund është zgjuar nga “gjumi letargjik”, duke bërë një kontroll të beftë në depot farmaceutike në vend.

Por kjo lëvizje tingëllon thjesht si një show i radhës, sa për të “larë gojën” dhe justifikuar veten.

Iconstyle.al, që prej fillimit të pandemisë ka denoncuar raste të shumta abuzimi me maskat, dezinfektantët dhe mjetet e tjera anti-Covid, si dhe “oligopolet” e karteleve biznesore të organizuara me testet serologjike dhe tamponët.

Pas ‘kontrollit’ të Autoritetit të Konkurrencës, janë gjobitur rreth 24 depo farmaceutike, për arsyen e rritjes së çmimeve dhe bllokimit të tregut.

Autoriteti i Konkurrencës është vendosur në’ lëvizje’ duke filluar hetimet, në dukje thjesht kalimtare,  të depove farmaceutike për maskat, dezinfektantët dhe alkoolin, duke paralajmëruar se nëse shkeljet do të vijojnë, atëherë depot do të gjobiten sa 10% e xhirove të tyre vjetore.

Mësohet se 10 depo farmacautike janë gjobitur me 10 milionë lekë, ndrësa 14 depo farmaceutike të tjera janë gjobitur me dy milionë lekë.

Çfarë ka ndodhur më parë me rastin e paprecedentë të zvarritjes së hetimit në klinikat që bënin testet serologjike për Covid-19?

Vendosja e çmimeve të njëjta njëkohësisht për kryerjen e testit serologjik për Covid-19 nga një rrjet  laboratoresh, kanë ngritur dyshime për shkelje të kushteve të konkurrencës dhe marrëveshje të ndaluara në treg, siç janë të ashtuquajturat “Kartele”.

Laboratorët private kanë nisur testimin serologjik për Covid-19 për shtetasit shqiptarë, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që mban datën 19 korrik 2020.

Për arsye ende të paqarta qeveria Rama 2 zgjodhi që këtë shërbim në vend që ta ofronte falas sikundër e parashikon ligji shqiptar (Lexo këtu), ta kalonte në këto struktura private.

Nga një vëzhgim i bërë nga “Iconstyle.al” rezultoi se shumë prej laboratorëve që e ofronin shërbimin e testit serologjik, kishin të njëjtin çmim, 4000 lekë të reja, duke vendosur kështu një oligopol me çmimet e tyre.

Për ata që nuk e dinë, kartelet janë marrëveshje që bëjnë bashkë dy ose më shumë biznese me qëllim që të shmangin konkurrencën e lirë në treg. Ato gjithnjë formohen për qëllime të caktuara si p.sh. karteli i çmimeve ka për qëllim që anëtarët e kartelit të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin në uljen e çmimeve.

Në këtë rast Autoriteti i Konkurrencës nuk lëvizi as ‘gishtin’ për të hetuar një aferë të tillë skandaloze dhe që binte drejtëpërdrejtë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Heshtja e papranueshme e Autoritetit të Konkurrencës!

Në mënyrë të qartë dhe në shumicë institucionet rregullatore të tregjeve dhe Autoriteti i Konkurrencës, që lidhen drejtpërdrejtë me çështjen, dhe që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të mbrojtur interesat publike, me veprimet dhe mosveprimet e tyre i kanë shërbyer dhe i shërbejnë interesave klienteliste, pasi kjo gjë vihet reqartazi me subjektivizmin dhe korrupsionin në këtë institucion kyç, i cili duhet të jetë kontrollues dhe ekuilibrues në disa sektorë sensitivë të tillë si: sektorët financiarë, të sigurimeve, telekomunikacioneve, bankarë, karburanteve.

Sidomos në raste të tilla, ku vihet në lojë shëndeti i shqiptarëve në një kohë pandemie, është e papranueshme që Autoriteti i Konkurrencës nuk ka ndërmarrë paraprakisht asnjë masë për të ndaluar rritjen e njëkohshme në grup të çmimeve të testeve serologjike  dhe njëkohësisht nuk ka njoftuar publikun në zbatim të detyrimeve të tij ligjore kundër marrëveshjeve të ndaluara të dyshuara të tipit “kartel” nga biznese në tregje të rregulluara.

Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimet  për oligopolin e operatorëve telefonik:

Rasti tjetër flagrant i Autoritetit të Konkurrencës, lidhet me oligopolin e kompanive celulare në vend.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, qytetarët shqiptarë të revoltuar kërkuan bojkotimin e kompanive celulare Vodafone, Albtelekom dhe Telekom Albania, pasi këto të fundit rritën me 200 lekë njëkohësisht çmimet e të gjitha paketave mujore duke u justifikuar se klientët kërkojnë më shumë njësi komunikimi, vendim që u pezullua përkohësisht më pas nga Autoriteti i Konkurrencës.

Gjatë asaj periudhe, Autoriteti i Konkurrencës zhvilloi një mbledhje të bordit dhe mori vendimin për pezullimin e tarifës me 200 lekë të vendosura nga kompanitë celulare dhe po ashtu nisi një hetim për shkeljen e konkurrencës në treg.

Në momentin kur pakënaqësitë ndaj kompanive celulare sa vinin dhe rriteshin dhe ndërhyrja nga ana e AKEP dhe Autoritetit të Konkurrencës ishte shumë e nevojshme, Autoriteti merr një vendim skandaloz.

AK u mjaftua vetëm me disa rekomandime për kompanitë celulare, duke anashkaluar kështu vjedhjen haptazi të këtyre operatorëve dhe duke mbyllur në heshtje hetimin më 6 gusht të 2020.

Në vendimin e Autoritetit thuhej: “Për mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare dhe miratimin e angazhimeve si të detyrueshme në formën e kushteve dhe detyrimeve për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom” , 3 kompanive celulare iu kërkohet mos të kryejnë më kartele, të ofrojnë një gamë më të gjerë çmimesh, të përballueshme për tregun shqiptar, të jenë transparente etj”.

Ky vendim tregon dhe haptazi lojën e Autoritetit, ku “me një sy qorr e një vesh shurdh”, i mban punët mirë me operatorët telefonikë që vetëm vjedhin dhe rrisin fitimet në kurriz të shqiptarëve.

AK zvarriti ankesat, fshehu të dhënat e hetimit në skandalin e maskave:

Autoriteti i Konkurrencës (AK), ka të regjistruar gjithashtu edhe një tjetër precedentë të zvarritjes së ankesave dhe hetimeve.

Kujtojmë se një prej hetimeve që bëri bujë e që u harrua, ishte edhe nisja e hetimeve nga ana e Autoritetit në lidhje me tregun e materialeve mjekësore si maska alkool, etj., që janë tepër të domosdoshme në pandeminë që po kalojmë.

Çështja nisi kur qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara duke rrezikuar jetën e mjekëve dhe të qytetarëve nga koronavirusi.  Hetimi nuk është mbyllur ende, edhe pse afati procedurial është 3 muaj.  Maskat që kishin ardhur nga Kanadaja dhe u dyndën në tregun shqiptar u harruan, ndërsa në sirtarët e Autoritetit të Konkurrencës, dosja hetimore në lidhje me këtë çështje, është mbuluar nga ‘pluhuri’.

Zvarritja dhe mbyllja vendim e çështjes së skandalit të maskave:

Interesat klienteliste të Autoritetit të Konkurrencës, kanë bërë që kjo çështje të mbyllet pa vendim. Madje për ta mbuluar, në datën 23 shtator 2020, u hap një hetim i ri në Tregun e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

“Autoriteti vlerëson nevojën e një analizë të plotë dhe gjithëpërfshirëse në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësorë, për të parë nëse ka kufizime, shtrembërime apo pengime të konkurrencës”,  argumentohet tek  vendimi.

Që institucioni i Autoritetit të Konkurrencës, i cili financohet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, ka dalë jashtë kontrollit, këtë e ka konstatuar edhe Kuvendi i Shqipërisë, i cili në rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2018”, i ka kërkuar Autoritetit “Të mbikëqyrë me prioritet dhe të dalë më rekomandime konkrete për tregjet me sensitivitet të lartë publik e ndikim social si: tregu bankar, tregu i shërbimeve spitalore dhe tregu farmaceutik,.. etj”.

Precedenti negativ

Pra pasi Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin në lidhje me oligopolet e kompanive telefonike, a do të thotë kjo se më pas do të tolerojë edhe mbylljen e hetimit për depot farmaceutike?!

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur kështu një precedent negativ, i cili ka tendencë që ta përsërisë veten në çdo hetim sensitiv, siç ishte edhe rasti me oligopolin e kompanive farmaceutike, apo me klinikat private që bënin shërbimin e testit serologjik për Covid-19.

Të shpresojmë që kjo lëvizje e Autoritetit të Konkurrencës të mos jetë një ‘fiasko’ e radhës, pasi kujtojmë që edhe gjatë fillimit të pandemisë u hap një hetim në lidhje me abuzimin e kompanive që shpërndanin maskat dhe më pas në një mëyrë të dyshimtë ai hetim u mbyll./Iconstyle.al/

Etiketa: Autoriteti i Konkurrencesfarmaci

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para

Koronavirusi vijon të infektojë sportistët, konfirmohet pozitiv Valentino Rossi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.