Skip to content
Të Gjitha

Qëllohet me tullë fugoni i ekipit të Forcave Shqiponja në Elbasan, plagoset një efektiv

· 2 min lexim

Një automjet i efektivëve të njësisë “Shqiponja” është sulmuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, mësohet se  ngjarja ka ndodhur në hyrje te qytetit të Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”.

Fugoni  i ekipit të forcave Shqiponja, është qëlluar me tullë në xhamin anësor të shoferit, teksa ishte në ecje. Për pasojë drejtuesi i fugonit ka mbetur i plagosur në dorë. Ai është mjekuar me mjete rrethanore dhe më pas është kthyer menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se para se të ndodhte ngjarja policia kishte shkuar për të shuar një sherr familjar mes një çifti që kishin grindje për kujdestarinë e fëmijës. Kur ndodhi sulmi ndaj policisë u mendua se kishte lidhje me këtë ngjarje, por jo.

Pak para se policia të goditej me mjetin e fortë (tullë, gurë) ishte duke ndjekur një makinë, për të cilën dyshohej se kishte brenda sende të palejuara. Makinës së dyshuar i është bërë me dije se duhet të ndalonte, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

E sakaq, befasisht është qëlluar me gurë në xhamin e shoferit dhe efektivi ka mbetur i plagosur. Në lidhje me këtë ngjarje, disa persona janë shoqëruar në polici.

Efektivët që ishin në zonën ku po ndodhte konflikti dhe që ranë pre e sulmit kanë kërkuar përforëcime. Pasi njoftimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe patrulla të tjera dhe kanë bërë ë mundur arrestimin e agresorëve.