Skip to content
Të Gjitha

Shkon në 76 numri i viktimave nga Covid-19: Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

· 1 min lexim

Vijon të jetë serioze situata nga Covid-19 në vendin tonë pasi dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën  në 24 orët e fundit, duke e çuar në 76 numrin total të viktimave. Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë identifikuar 74 raste të reja, nga të cilat 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 2,893 të prekur , nga të cilët 1,160 janë ende aktivë. Në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1,657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   449

Durrës                  205

Shkodër               169

Vlorë                     119

Lezhë                    60

Fier                        48

Korçë                    36

Kukës                    20

Elbasan                 16

Berat                     16

Gjirokastër         13

Dibër                     9

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/668321547096931/