Skip to content
Të Gjitha

Shkon në 37 numri i viktimave, ja si është situata te Spitali Infektiv

· 1 min lexim

E ndërsa vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, edhe situata në Spitalin Infektiv vijon të përkeqësohet.

Pak minuta më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 82 raste të reja të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sot është thyer edhe rekordi me rastet e prekura brenda 24 orëve që nga fillimi i pandemisë.

Mësohet se në Spitalin Infektiv janë shtruar 50 pacientë e ndërsa numri i të intubuarve ka shkuar në 2.

“Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, thuhet në njoftimin e MSH.

Numri i viktimave si pasojë e Covid-19 ka shkuar në 37.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se sot humbi jetën një pacient 68-vjeçar nga Puka.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rëndë i intubuar prej disa ditësh.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë”, njofton MSH.