Skip to content
Të Gjitha

Shkoi për të hedhur plehrat, bie nga ura 25-vjeçarja në Mat

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mar.

Një 25-vjeçare ka rënë nga ura, teksa ishte duke hedhur plehrat.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kumia e Tullave”, në fshatin Mallunxë.

E reja është dërguar menjëherë drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 09.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Kumia e Tullave” fshati Mallunxë, Bashkia Mat, shtetasja F.T., 25 vjeç, ka renë aksidentalish nga ura duke hedhur plehrat.

E dëmtuara është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.