Skip to content
Kryesore

Shkodër, babë e bir arrestohen për vrasjen e Ramazan Matajt, hetime në dy pista

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar dy persona, babë e bir, si të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës, Shkodër.

Të arrestuarit, babë e bir, janë shtetasit Arjan Hasa dhe Rrustem Hasa.

Gjithashtu, disa persona të tjerë janë shoqëruar për të dhënë dëshmi mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë në orët e mbrëmjes.

Sipas të dhënave të para, Mataj u qëllua nga një person i vetëm, i cili e goditi nga të dyja anët e makinës për t’u siguruar që ta eliminonte plotësisht. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar 14 gëzhoja arme.

Hetimet janë shtrirë në dy pista kryesore. Pista e parë lidhet me konflikte personale, pasi dyshohet se viktima mund të ketë ngacmuar vajza në rrjetet sociale. Aparati i tij celular është dërguar në laborator për të analizuar bisedat që ai ka kryer.

Pista e dytë lidhet me një konflikt të mundshëm në Belgjikë, ku Mataj kishte jetuar më parë. Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.