Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkëlzen Berisha flet për herë të parë për telefonatën me Delijorgjin pas Gërdecit/ Ja arsyeja…

23:15 21/03/2019
Reading Time: 2 min lexim

Rrallë herë ka ndodhur që djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berishën, ta shohim në një studio ku është duke iu përgjigjur pyetje, megjithatë mbrëmjen e sotme ka ndodhur.

Nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit”, Shkëlzen Berisha i është përgjigjur pyetjes që lidhej drejtpërdrejt me telefonatën e tij me Mihal Delijorgjin pas tragjedisë së tmerrshme të Gërdecit.

Mirëpo përgjigjja është shumë larg asaj që është përfolur gjithë këto vite, pasi për herë të parë Berisha thotë se biseda nuk ka pasur asgjë më shumë sesa thjesht një interesim për një të afërmin e tij, i cili në atë kohë punonte në repartin famëkeq në Gërdec.

Berisha thotë se një telefonatë në tabulat nuk do të thotë asgjë, pasi është normale që të kesh kontakt me persona dhe kjo nuk të lidh drejtpërdrejt me biznesin e tij dhe gjithë çfarë është thënë nuk e quan më tepër se një “ngrehinë tjetër shpifjesh”.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Mihal Deligjorgji, pas shpërthimit në Gërdec, ka komunikuar me stafin më të afërt, zotin Mediu dhe me ju. Përse?

Shkëlzen Berisha: Kjo është një ngrehinë tjetër shpifjesh, që lidhet me çështjen e tabulateve. Dua t’ju pyes diçka, nëse ju flisni me dikë në telefon, a ju bën kjo juve ortak apo bashkëpjesëmarrës në biznesin e personit me të cilin flisni në telefon?

Ylli Rakipi: Jo, sigurisht jo. Me Delijorgjin flas dhe unë, flet pronari i televizionit Irfani, të gjithë flasin.

Shkëlzen Berisha: Zoti Rama ka 200 telefonata me zotin Delijorgji, të cilit i ka dhënë leje ndërtimi sepse ka qenë kryetar bashkie. Nuk e akuzon njeri zotin Rama, që është pjesëtar në biznesin e ndërtimit të zotit Delijorgji për shkak të telefonatave.

Ylli Rakipi: Po ai nuk e ka bërë telefonatë, 5 minuta pas shpërthimit të Gërdecit.

Shkëlzen Berisha: Mua, zoti Delijorgji nuk më ka marrë në telefon. E kam marrë unë i pari në telefon. Unë kam qenë në Suedi, në Stockholm, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Persona të afërm, të ish bashkëshortit të tezes time, të ndjerit zoti Hoxha, i cili humbi jetën, në këtë aksident, më kanë kërkuar të interesohem tek personi në fjalë. Unë e kam marrë në telefon. Nuk është përgjigjur, sepse me siguri ka qenë në një moment të vështirë.

Ylli Rakipi: Mos gaboj është një njeri i afërt juaji, që zoti Berisha nga nxitimi i ngatërroi emrin.

Shkëlzen Berisha: Jo nuk është nga nxitimi. Zoti Muhamed Hoxha, ish bashkëshorti i tezes time. Familja ime, si shumë familje të tjera shqiptare, ka brenda vetes, historinë e emigracionit. Njerëzit shkojnë në emigrim. Ka raste nuk shihen prej vitesh. Gjyshër që nuk njohin nipërit, teze që nuk njohin nipërit. Në këtë aspekt, i ndjeri sapo ishte kthyer nga emigracioni bashkë me tezen. Unë e kam takuar dy ose tre herë. Nuk e dija që punonte atje, e kam marrë vesh nga këta të afërm, që më kanë telefonuar dhe më kanë kërkuar të interesohem. Babai im nuk e ka takuar kurrë personin në fjalë, edhe anëtarë të tjerë të familjes time, ka patur nga ata që nuk s’e kanë takuar asnjëherë.

Etiketa: emisongerdecmihal delijorgjiShkelzen Berishatelefonate

Të tjera

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin
Aktualitet

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

Nga Irena Beqiraj Mesazh për mazhorancën! Nuk duheshin 16 mijë faqe! 10 faqe do të mjaftonin për të detyruar mazhorancën...

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total
Aktualitet

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Ndërsa Edi Rama shfaqet para kamerave duke folur për “kapacitete të larta të mbrojtjes kibernetike”, “shtet digjital modern” dhe “ushtri...

15:53 30/12/2025
Para

Shkëlzen Berisha flet për takimin me Trebickën: Ai s’ka asnjë lidhje me Gërdecin, takimi ka qenë për sqarim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

‘Çfarë turpi! Fundi juaj i shëmtuar’/ Nuk duheshin 16 mijë faqe por 10 mjaftonin

23:51 30/12/2025
Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

Rama “delulu”: ushtria kibernetike në letra, AKSHI realiteti i dështimit total

15:53 30/12/2025
Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe mikut të Veliajt, Elman Abules/ Lirohen rreth 50 mln euro

14:47 30/12/2025
Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

Skandal në fluturim, “Wizz Air” kapet në abuzim: Hiq çantën e dorës ose paguaj

11:22 30/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.