Viti 2019 paralajmërohet të ketë surpriza të forta sidomos për politikanët dhe këto fjalë janë thënë nga gazetarja e kronikës në News24, Klodiana Lala.
Nga studio e “Opinion” Lala ka folur rreth zhvillimeve që priten të ndodhin vitin që vjen.
Lala është shprehur se ka një kontratë me rrjetin investigativ BIRN, dhe se është duke punuar për një shkrim investigativ për shitblerjen e votës.
Në fjalën e saj ajo ka thënë se kanë për t’u bërë publike përgjigje të rëndësishme, të cilat do nxjerrin në dritë emrat e disa politikanëve që janë të përfshirë me shitblerjen e votës.