Skip to content
Të Gjitha

Shisnin kokainë rrugëve të Italisë, 2 shqiptarët kapen në flagrancë

· 1 min lexim

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane.

Ata janë 20 dhe 21 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur ende.

Të rinjtë janë kapur më flagrancë duke shitur kokainë në zonën e Ferntinos.

Në momentin e arrestimit ata po u shisnin lëndën narkotike dy italianëve të moshës 41 dhe 37-vjeçare.

Policia ka sekuestruar sasinë e kokainës, ndërsa në banesën e tyre ka gjetur 720 euro, para këto që dyshohet të kenë ardhur nga veprimtaria kriminale.

Ata ndodhen tashmë pas hekurave dhe do përballen me akuzën për “Shitje të lëndëve narkotike”.