Skip to content
Të Gjitha

Shfaqi në Kuvend videon e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, Halit Valteri flet për dëshminë e tij në SPAK

· 2 min lexim

Ditën e sotme deputeti Halit Valteri ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi ka dhënë dëshminë e tij në SPAK.

Valteri u thirr për të dëshmuar, një ditë pasi publikoi në Kuvend videon ku shiheshin vrasësit e Andi Malokut.

Në këtë atentat mbeti i plagosur edhe prokurori Arian Ndoja.

Valteri tha se ka dhënë deklaratën e tij në prokurori dhe se u qëndron të gjitha fjalëve që ka thënë ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit.

Gazetari: Ju a mbyllën gojën?

Valteri përgjigjet:

“Ligji është ligj dhe do të zbatohet.

Të gjitha deklarata që kam bërë në foltoren e Kuvendin i qëndroj. Ato deklarata janë publike dhe i keni të gjitha.

Duhet të sqaroja të gjitha detajet që mos të lë asnjë fije dyshimi në lidhje me ngjarje”.

Në videon e publikuar nga Halit Valteri ditën e djeshme në Parlament, ishin filmuar momentet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoj, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, pasi kanë braktisur makinën në Shkafane dhe janë kapur nga kamerat e sigurisë teksa ecin disa metra në këmbë.

Personi i veshur në të zeza dhe kapele sipas prokurorisë është Redjan Rraja, ndërsa shoqëruesi i tij edhe pse është është i pamaskuar nuk është identifikuar ende nga prokuroria.

Deputeti Valteri u shpreh më herët se këtë video e ka marrë nga babai i shoferit të Arjan Ndojit, i cili mbeti i pajetë në atentat.

Babai i të riut të pajetë kërkon që Prokuroria të identifikojë personin e pamaskuar për të vënë në vend drejtësinë.