Skip to content
Të Gjitha

Sherr me sende të forta! Dy persona kapen me njëri-tjetrin, një niset me urgjencë tek Trauma

· 1 min lexim

Një sherr me sende të forta ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Krujës për motive ende të paditura.

Sipas informacioneve paraprake raportohet se dy persona me iniciale R.D, dhe A.C, janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin.

Mësohet se R.D, është dërguar tek Spitali i Traumës në Tiranë pasi ka pësuar dëmtime të rëndë.

Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, teksa Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.

…në përditësim