Skip to content
Të Gjitha

Shënohet viktima më e re nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë në spitalin infektiv 23-vjecarja

· 1 min lexim

Ka ndërruar jetë nga Covid-19 në spitalin infektiv një 23-vjeçare. E reja ishte në gjendje të intubuar dhe ishte dërguar në spital prej disa ditësh.

Nuk dihet ende nëse 23 vjeçarja ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese. Deri në këto momente numri i viktimave ka arritur në 98.

Prej disa javesh numri i të infektuarve me Covid-19 është në rritje dhe bilanci i viktimave po ashtu. Vetëm ditën e djeshme pati 96 raste të reja dhe 2 viktima. Ne fillim u trumbetua qe virusi ka pasoja të rënda kryesisht tek të moshuarit po si duket të gjithë duhet të bëjnë kujdes.