Skip to content
Të Gjitha

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Sarandë, del pozitive një shtetase e huaj

· 1 min lexim

Pas shumë rasteve me koronavirus në Tiranë, Krujë e Lushnje, për herë të parë është shënuar edhe një rast në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për një shtatase nga Ukraina, e cila erdhi për pushime në Sarandë fundjavën e kaluar.

Bëhet me dije se shtetasja që ka rezultuar pozitive kishte 7 muaj që jetonte në Tiranë, ndërsa ka treguar se në Sarandë pushon në apartamentin e saj dhe se nuk ka patur kontakte me persona të tjerë.

Qyteti bregdetar u konsiderua si një nga zonat  e gjelbra, pasi nuk pati asnjë rast gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa më herët njoftuam edhe 4 raste të reja me Covid 19 në qytetin e Lushnjes, që para disa kohësh u kthye në një zonë të gjelbër.

Rastet në Lushnje pritet të konfirmohen edhe me përditësimin e ministrisë së Shëndetësisë për sot.