Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

14:00 23/01/2026
Reading Time: 4 min lexim
“Shëndetësia në kolaps”, Xhixho: Kjo nuk është avari, është paaftësi kriminale. Sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

Zv. presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë publike, duke denoncuar dështime të rënda në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe mungesa kritike në spitalet publike në të gjithë vendin.

Në një deklaratë për mediat, Xhixho theksoi se ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacion dhe në sallat kirurgjikale të QSUT, mungesa e pajisjeve jetësore dhe furnizimi i pamjaftueshëm me ilaçe përbëjnë prova të paaftësisë kriminale të qeverisë për të garantuar jetën e pacientëve. Sipas saj, panorama e shëndetësisë shqiptare është e dëmshme dhe e keqmenaxhuar, ndërsa qytetarët po përballen çdo ditë me rrezik real për jetën.

Ajo i ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 24 janarit, për të kërkuar drejtësi dhe mbrojtje të së drejtës për shëndet të sigurt dhe të aksesueshëm.

Në deklaratën e saj, Xhixho u ndal te ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në QSUT, spitalin më të madh të vendit, ku reanimacioni qendror dhe sallat kirurgjikale mbetën për rreth 30 deri në 40 minuta pa energji elektrike. Sipas saj, ky fakt rrezikoi drejtpërdrejt jetën e pacientëve dhe shkaktoi panik te familjarët.

“Ky nuk është një incident teknik. Ky nuk është një defekt i rastësishëm. Ky është një dështim i rëndë dhe i pafalshëm shtetëror”, deklaroi Xhixho, duke theksuar se në asnjë vend të botës nuk ndodh që reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit të mbeten pa energji. Ajo shtoi se ajo që ndodhi në QSUT provon se sistemet rezervë ose nuk ekzistojnë realisht, ose janë jashtë funksioni.

“Kjo nuk është avari. Kjo është paaftësi kriminale në menaxhimin e shërbimeve jetike”, u shpreh ajo, duke shtuar se një shtet që nuk mbron dot jetën e qytetarëve aty ku ata kërkojnë ndihmë, nuk mund të quhet shtet.

Xhixho theksoi se rasti i QSUT nuk është i izoluar, por pasqyron realitetin e përditshëm të shëndetësisë shqiptare, ndaj kërkoi hetim të plotë dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Ajo renditi disa fakte që i cilësoi si të rënda dhe të dokumentuara. Sipas saj, urgjenca e QSUT ka funksionuar pa defibrilator, një pajisje bazike jetëshpëtuese. Akseleratorët linearë kanë qenë për tre ditë jashtë funksionit, duke lënë pa shërbim pacientët me kancer, të cilët nuk mund të presin. Në Spitalin Onkologjik mungon brakiterapia, një trajtim jetik për gratë me kancer gjinekologjik, ndërsa mungesa e këtij shërbimi, sipas saj, i çon pacientet drejt vdekjes.

Xhixho denoncoi gjithashtu kushtet në Spitalin Onkologjik, ku pacientët bëjnë kimioterapi në të ftohtë për orë të tëra, për shkak se kondicionerët nuk funksionojnë dhe spitali është pa ngrohje. “Kjo është panorama reale e shëndetësisë në Shqipëri”, u shpreh ajo.

Sipas saj, Shqipëria shpenzon vetëm 2.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për shëndetësinë, niveli më i ulët në rajon. Ajo e cilësoi skandaloze situatën me furnizimin me ilaçe, duke deklaruar se pacientët trajtohen me barna të skaduara dhe se ka kontrabandë, mungesë transparence, paaftësi dhe mungesë protokollesh.

“Ky nuk është kujdes shëndetësor, ky është krim shtetëror”, deklaroi Xhixho, duke akuzuar qeverinë se nuk ka para për pacientët, por financon projekte dhe afera që, sipas saj, nuk sjellin asnjë përfitim për qytetarët.

Ajo përmendi disa shifra, duke theksuar se fondi i barnave për Onkologjikun është shumë herë më i vogël se fondet për koncesionet në shëndetësi, pasi paratë, sipas saj, nuk shkojnë te pacientët, por në skema korruptive të legjitimuar nga mazhoranca.

Xhixho theksoi se shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetar europian për një shëndetësi që qeveria e quan “falas”. Duke iu referuar të dhënave të Komisionit Europian, ajo deklaroi se shqiptarët mbulojnë rreth 60 për qind të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, niveli më i lartë në Europë.

Sipas saj, 55 për qind e familjeve shqiptare nuk arrijnë të mbyllin muajin, ndërsa 40 për qind e të ardhurave shkojnë vetëm për ushqim. “Në këtë realitet, qeveria zgjedh luksin, korrupsionin dhe propagandën, ndërsa qytetarët lihen të përballen me sëmundjen, varfërinë dhe pasigurinë”, u shpreh ajo.

Në përfundim, Xhixho ftoi qytetarët që më 24 janar, në orën 17:00, të mblidhen në shesh për të protestuar dhe, sipas saj, për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre kundër një sistemi që ajo e cilësoi si grabitës dhe të dëmshëm për qytetarët.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Turizmi në 2025, 12.4 milionë hyrje nga të huajt, rritja ngadalësohet

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip