Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shëndetësia falas” mbetet premtim, 84% e shqiptarëve paguajnë nga xhepi

13:20 05/02/2026
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke treguar mungesë të theksuar stabiliteti në mbrojtjen financiare që shteti u ofron familjeve për shërbimet bazë. Këto të dhëna dalin nga anketa “Securimetri 2025”, e realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas rezultateve zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën e popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori shpenzimesh.

Ndërkohë, në vendet fqinje si Bosnja dhe Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve arrijnë të mbulohen nga skemat publike me kosto minimale. Në Shqipëri, çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me pagesa që rëndojnë drejtpërdrejt mbi buxhetin e familjeve.

Edhe më shqetësuese janë të dhënat që tregojnë se 27% e familjeve shqiptare detyrohen të alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin. Ky nivel konsiderohet kritik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi shpenzime të tilla rrisin rrezikun e varfërimit për shtresat e mesme dhe të ulëta.

Ndonëse vende si Serbia, me 34%, apo Kosova, me 32%, paraqesin përqindje më të larta në këtë kategori ekstreme, struktura e shpenzimeve në Shqipëri tregon se barra financiare është e shpërndarë më gjerësisht në të gjithë shoqërinë.

Një element që e bën situatën në Shqipëri veçanërisht problematike është numri shumë i ulët i familjeve që paguajnë minimalisht. Vetëm 9% e tyre arrijnë të mbajnë shpenzimet shëndetësore nën nivelin 1%, përqindja më e ulët në Ballkan, ndërkohë që mesatarja rajonale është 13%. Ky tregues sugjeron se mbulimi “falas” i shërbimeve shëndetësore mbetet më shumë në letër sesa në praktikë.

Analistët vlerësojnë se ky trend tregon nevojën për një rishikim urgjent të listës së barnave të rimbursueshme dhe për përmirësimin e menaxhimit të sistemit shëndetësor parësor.

Në një situatë ku pagat po përballen me presionin e inflacionit, fakti që mbi 84% e popullsisë paguan nga xhepi për shëndetin e vendos sigurinë sociale të vendit në një pozicion të brishtë. Kostoja e kujdesit shëndetësor pritet të mbetet një nga pengesat kryesore për mirëqenien e familjeve shqiptare edhe në vitet në vijim./ Monitor

Të tjera

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë
Aktualitet

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 277/1 të vitit 2022...

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”
Aktualitet

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim në themel të dosjes ndaj ish-presidentit...

13:45 18/03/2026
Para
3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

3-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

Inceneratorët, SPAK çon për gjykim Arben Ahmetajn dhe 10 të tjerë

14:02 18/03/2026
GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

GJKKO çon në gjyq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion e pastrim parash, shpërthejnë pas vendimit: “Do shohim Big Brother të drejtësisë”

13:45 18/03/2026
Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

Horror në Prishtinë: 5-vjeçari në kujdes intensiv pas dhunës së prindërve, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës

13:03 18/03/2026
“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

“U varrosën për së gjalli nën beton”/ Tragjedi në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë në punë

11:57 18/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.