Skip to content
Të Gjitha

Shembja e Teatrit/ SPAK nis zyrtarisht hetimet, ja kush është prokurori që merr në dorë dosjen

· 1 min lexim

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) mësohet se ka nisur zyrtarisht hetimet për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se prokurori që do të hetojë kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, do të jetë Edvin Kondili.

Prokurori Kondili ka kërkuar dhe ka sekuestruar dokumentet e vendimit për shembjen e godinës.

Janë dy kallëzime të Aleancës të bëra në SPAK, për të cilat ka filluar hetim i përbashkët.

Hetimi sipas burimeve nuk po bëhet për emra konkret, siç e ka cilësuar Aleanca e Mbrojtjes së Teatrit, por kryesisht për Bashkinë Tiranë.

Pritet të thirren në SPAK persona të përfshirë, gjithashtu edhe inxhinierë që kanë firmosur për shembjen, duke e konsideruar godinën të pavlerë.

Aleanca për Mbojtjen e Teatrit ka dorëzuar dy padi në SPAK, ku të kallëzuar janë zyrtarët më të lartë të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e Policisë, drejtori i Teatrit Kombëtar, Ministri i Kulturës etj.

Sipas tyre, shembja e Teatrit Kombëtar është bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe për këtë, të gjithë ata që kanë firmosur duhet të mbajnë përgjegjësi.