Skip to content
Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, qytetarët tentojnë të futen në Bashki

· 1 min lexim

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërtesa e Teatrit Kombëtar është prishur nga një operacion i beftë policor.

Në pak minuta qindra forca policie rrethuan teatrin, ku dhjetëra qytetarë janë larguar me forcë.

Disa qytetarë që kanë kundërshtuar, janë shoqëruar në komisariatet e policisë.

Shumë prej tyre janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës dhe po kërkojnë të futen brenda ambienteve të saj.

Të revoltuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, qytetarët kërkojnë llogari për shembjen e tij gjatë orëve të para të mëngjesit.