Skip to content
Të Gjitha

Shembja e banesave në Durrës gjatë tërmetit, shoqërohet drejtori i Kavalishencës dhe punonjësit e Kadastrës

· 1 min lexim

Durrësi ishte një nga qarqet më të prekur nga tërmeti i  26 nëntorit.

Tashmë kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga tragjedia që i mori jetën 51 njerëzve, kanë filluar shoqërimet e para.

Që në orët e para të mëngjesit, ka nisur puna për shoqërimin dhe arrestimin e 17 personave.

Sipas “Dosja.al”, janë shoqëruar në polici, drejtori i Kavalishencës, Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa.

Mësohet se këta të fundit janë marrë në pyetje, pasi objekti ishte shpallur i pabanueshëm, që prej tërmetit të 21 shtatorit.

Kujtojmë se tek Kavalishenca humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjithashtu janë shoqëruar edhe ish-kreu i ALUIZNIT, Arben Isaku, shef sektori i Kadastrës, Aldo Dakovelli dhe punonjësi i terrenit, Artemis Malko.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe 900 të plagosur, ndërsa 47 persona u nxorrën të gjallë nga rrënojat.

Gjithashtu mijëra banorë mbetën pa çati mbi kokë, si pasojë e dëmtimit të banesave të tyre.