Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shembet Unaza e Poshtme e Burrelit para dorëzimit nga ARRSH, tender 1.3 mln euro

19:17 09/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
Shembet Unaza e Poshtme e Burrelit para dorëzimit nga ARRSH, tender 1.3 mln euro

Unaza e Poshtme e qytetit të Burrelit ka dalë jashtë funksionit, duke krijuar vështirësi serioze për banorët që jetojnë përgjatë saj dhe duke ngritur pikëpyetje të forta mbi cilësinë e punimeve të kryera.

Sipas të dhënave nga terreni, rruga ka pësuar katër shembje të konsiderueshme, dy prej të cilave kanë dëmtuar plotësisht trupin e karrexhatës. Situata më problematike paraqitet në anën perëndimore, ku në të paktën dy segmente e gjithë traseja është shembur rëndë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e çdo lloj automjeti.

Për pasojë, një pjesë e madhe e banorëve nuk kanë më akses me mjete drejt banesave të tyre, ndërsa përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës ka rritur edhe rrezikun për objektet e ndërtuara pranë rrugës.

Rikonstruksioni total i Unazës së Poshtme të Burrelit është financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me një fond prej 128 milionë lekësh të reja, rreth 1.3 milionë euro. Projekti ka nisur rreth një vit më parë dhe është zbatuar nga kompania ULZA sh.p.k, në pronësi të ndërtuesit Ndue Shpani. E njëjta kompani ka përfituar më herët edhe disa kontrata të tjera publike në zonën e Matit dhe Bulqizës.

Edhe pse punimet u deklaruan të përfunduara gjatë vitit të kaluar, rruga nuk u vu kurrë në funksion të plotë, pasi dëmtimet nisën që në tetor 2025 si pasojë e reshjeve të shiut. Aktualisht objekti mbetet i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim nga ARRSH, çka pritet të sjellë nevojën për fonde shtesë për riparimin e dëmeve të shkaktuara.

Kjo nuk është hera e parë që kjo unazë shfaq probleme serioze strukturore. Që prej vitit 2010, segmenti ka qenë thuajse i pakalueshëm për mjetet e tonazhit të rëndë për shkak të shembjeve të përsëritura.

Sipas ekspertëve të fushës, zgjidhja afatgjatë kërkon vendosjen e pilotëve mbajtës në të gjithë gjatësinë e unazës, rreth një kilometër. Ata theksojnë se zona karakterizohet nga prania e lartë e ujërave nëntokësore që vijnë nga qyteti i Burrel, faktor që ndikon drejtpërdrejt në paqëndrueshmërinë e trasesë nëse nuk respektohen standardet teknike të ndërtimit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona

Tragjedia në Crans-Montana: Arrestohet pronari i barit ku humbën jetën 47 persona

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip