Skip to content
Të Gjitha

Shembet dheu në minierë, nxirren pas 14 orësh trupat e pajetë të dy minatorëve shqiptarë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kosovë.

Dy minatorë humbën jetën si pasojë e shembjes së një masivi dheu që ndodhi brenda në minierë.

Trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi janë nxjerrë mbrëmë nga miniera e Artanës.

Ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë, për shkak të shembjes së një guri të madh, ndaj edhe u deshën 14 orë për kryerjen e operacionit.

Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut.

Trupat e pajetë të dy minatorëve tashmë janë dërguar për obduksion.