Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shefja e ONM-së largohet nga detyra, letër stafit:  Jemi nën sulm dhe shpifje nga persona të korruptuar

08:16 01/02/2021
Reading Time: 5 min lexim

Largohet në një detyrë tjetër Shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut, Genoveva Ruiz Calavera. Ajo është emëruar nga Komisioni Europian si Drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Interpretimit ose SIC. Me anë të një letre Calavera ka bërë bilancin e kohës që ka qenë në krye të këtij institucioni si dhe ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me sulmet që janë bërë kundrejt saj dhe stafit të saj në lidhje me vetingun.

Letra e Genoveva Ruiz Calavera:

2020-a ishte një vit i vështirë – një vit kur qytetarët e Shqipërisë u përballuan me guxim pasojat e një tërmeti shkatërrimtar dhe një pandemi globale.

Bashkimi Evropian qëndroi vendosmërisht pranë qytetarëve të Shqipërisë gjatë këtyre kohëve të vështira. Në konferencën ndërkombëtarë të donatorëve, thirrur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, BE-ja premtoi mbi 400 milionë euro për rehabilitimin dhe rindërtimin e Shqipërisë. Nga këto, Komisioni Evropian ka vënë ndërkaq në zbatim 115 milionë euro grante për të mbështetur shkollat ​​e prekura dhe trashëgiminë kulturore.

Mbështetja e BE-së përballë pandemisë COVID-19 ka qenë po aq e vendosur që nga fillimi i pandemisë. Për Ballkanin Perëndimor është siguruar një paketë prej 3.3 miliardë eurosh për të ndihmuar për nevojat urgjente shëndetësore dhe për të zbutur pasojat socio-ekonomike, nga të cilat Shqipëria po merr një pjesë të konsiderueshme në mënyra të ndryshme, që shkojnë që nga pajisjet mjekësore dhe mbrojtëse deri te ndihma makro-financiare. Kohët e fundit, u caktuan 70 milionë euro për të mbështetur përhapjen e vaksinave COVID-19 në të gjithë rajonin.

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka marrë 1.25 miliardë euro financime nga BE-ja dhe si partner e mik i vërtetë, BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për qytetarët shqiptarë. Në buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, kemi caktuar 9 miliardë euro për një Plan të madh Ekonomik dhe Investimesh për Ballkanin Perëndimor, që Komisioneri Várhelyi e ka prezantuar në rajon gjatë vizitës së tij në tetor 2020, për të forcuar më tej partneritetin tonë të qëndrueshëm me Shqipërinë dhe për të përforcuar potencialin e tij transformues.

Në vitin 2020 Shqipëria ka treguar gjithashtu një vendosmëri të jashtëzakonshme për të vazhduar reformat. Vendimi historik i Këshillit të BE-së i 25 marsit 2020 mbi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë ishte më se i merituar. Mes reformave kyçe, nuk mund të mos theksoj sa e rëndësishme është reforma në gjyqësor për konsolidimin e shtetit ligjor – jetike për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe një kërkesë themelore e pranimit në BE.

Në kontekstin e kësaj reforme të paprecedentë, procesi i vetingut vazhdoi të jepte rezultate me më shumë se 330 magjistratë të verifikuar në shkallën e parë, nga të cilët më shumë se 60% u shkarkuan ose dhanë dorëheqjen. Është gjithashtu shumë pozitive që të gjitha organet e reja për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u ngritën dhe kanë rezultuar me hetime të nivelit të lartë, duke krijuar një dinamikë të re në përpjekjet e Shqipërisë për të trajtuar krimin dhe korrupsionin.

Po ashtu, operacionet e përbashkëta me Shtetet Anëtare të BE-së dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për zbatimin e ligjit kanë vazhduar dhe kanë ndihmuar për çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar. Pavarësia e gjyqësorit është forcuar më tej me funksionimin e mirë dhe të vazhdueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë, bazuar në parimet e vetëqeverisjes dhe llogaridhënies. Unë jam, gjithashtu, veçanërisht e kënaqur që Gjykata Kushtetuese ka rifituar funksionalitetin e saj dhe ka nisur seancat dëgjimore për një numër çështjesh thelbësore, duke hapur rrugën për fillimin e negociatave të pranimit.

Është vendimtare që autoritetet dhe qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të ecin drejt zbatimit të plotë të reformës në drejtësi, me vendosmëri të përtërirë dhe punë të palodhur. Me çdo hap përpara në reformë, ne i afrohemi një gjyqësori me të vërtetë të pavarur, i aftë të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin dhe të sigurojë që askush të mos jetë mbi ligjin.

Emërimet në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese duhet të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë. Duhen miratuar masa efektive për të plotësuar vendet e lira me përparësi të gjyqësorit dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të përparojë me rekrutimin e magjistratëve të rinj. Pengesat për reformën në drejtësi duhet të identifikohen dhe të trajtohen me shpejtësi, në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet e pavarura të drejtësisë, që duhet të marrin burime të mjaftueshme dhe mbështetjen e nevojshme administrative për ta kryer në mënyrë efektive mandatin e tyre. Kjo listë e gjërave që duhen bërë, natyrisht që nuk është shteruese. Sidoqoftë, ajo tregon se na pret shumë punë përpara dhe se mbi institucionet e sistemit të drejtësisë dhe autoritetet e tjera të Shqipërisë bie një përgjegjësi e veçantë për të mos humbur kohë.

Më vjen keq që gjatë muajve të fundit, institucionet e vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër e një trysnie të paprecedentë dhe të padrejtë, keqinformimit dhe sulmeve e shpifjeve personale. Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm. Por në vend që ta dobësojnë vendosmërinë tonë, ato na japin një shtysë të përtërirë, pasi ato vërtetojnë se reforma funksionon dhe se rezultatet e saj kanë nisur të prekin interesat personale dhe individët që kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga një status quo thellësisht e korruptuar.

Siç deklaroi qartë Komisioneri Várhelyi, reforma në drejtësi dhe vetingu i gjyqësorit në Shqipëri janë absolutisht thelbësore dhe nuk mund të shmangen apo të ngadalësohen, pavarësisht trysnisë. Pajtohem plotësisht me këtë deklaratë të fortë. Si Shefe e ONM-së, mesazhi im ka qenë dhe mbetet: ka vetëm një rrugë – të ecim përpara, së bashku, drejt zbatimit të plotë të reformës në drejtësi, për të mirën e qytetarëve shqiptarë!

Ndërsa nisem drejt një sfide të re profesionale, pas pesë vitesh punë së bashku me partnerët e Ballkanit Perëndimor, krenohem që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi. Dëshiroj të përcjell një mesazh lamtumire për qytetarët shqiptarë dhe gjithë homologët në institucionet me të cilët pata kënaqësinë të bashkëpunoj vitet e kaluara, duke ju uruar atyre suksese në ndërtimin e një të ardhmeje evropiane për Shqipërinë. /Gazetareforma.com/

 

Etiketa: BEonmvetting

Të lidhura

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër
Aktualitet

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma”, i cili ka si qëllim goditjen...

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake
Kryesore

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Gazeta prestigjioze austriake Der Standard ka raportuar mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke vendosur theks të veçantë mbi legjitimitetin e...

11:26 14/05/2025
Para

Gjermania pranon përdorimin e vaksinave kineze dhe ruse anti-COVID-19, Shqipëria kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Operacioni “USDT-1”/ Arrestohen 17 persona në Tiranë dhe Shkodër

Mashtrim nëpërmjet Call Center-ave, gjashtë të arrestuar në Tiranë

11:37 14/05/2025
Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

Zgjedhjet e dyshimta i japin fitoren Edi Ramës, çfarë shkruan media austriake

11:26 14/05/2025
GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

GJKKO vendos për babanë e kandidates së PSD, akuza

11:11 14/05/2025
Lajm i fundit\ Dy të vrarë në Roskovec

Aksident tragjik te “Shkalla e Tujanit”, trupat e dy të rinjve përfundojnë në lumë

10:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.