Skip to content
Aktualitet

Shefja e Infektivit e denoncoi për kërcënim në telefon, reagon 32 vjeçarja nga Berati

· 2 min lexim

Pas denoncimit të shefes së Infektivit, Najada Çomo, ka reaguar vajza e akuzuar për mesazhet kërcënuese.

Gjatë marrjes në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësorë, e reja ka mohuar të ketë shqetësuar mjeken Najada Çomo në telefon. Sipas saj ka qenë një ngatërresë numri.

Mëngjesin e sotëm u bë me dije nga vetë Najada Çomo se prej ditësh merrte telefonata kërcënuese në telefon.

Bëhet fjalë për një 32 vjeçare nga Berati me iniciale M.C., e cila prej datës 28 janar ka shqëtësuar vazhdimisht mjeken me telefonata të shumta për motive të dobta. Pas pronocimit, Çomo e dërgoi çështjen në polici dhe u trajtua në komisariatin nr 4.

E gjithë historia nisi me familjes e të akuzuarës, e cila ishte prekur me virus dhe Çomo ishte marrë me trajtimin.

Vajza kishte vijuar me telefonatat ndaj shefes së Infektivit Çomo, ndërkohë që e telefononte rreth 20 herë në ditë. Duke parë se vajza nga Berati nuk hiqte dorë nga telefonatat dhe vijonte të shqetësonte mjeken, kjo e fundit kishte referuar rastin në polici.

Ky shqetësim ka ardhur pasi Najada Çomo prej kohësh tashmë drejton stafin e Covid 1, ku trajtohen të infektuarit me coronavirus.

Kujtojmë se në vendin  tonë  telefonatat e tilla kërcënuese cilësohen si kudravajtje penale dhe janë të dënueshme me gjoba dhe deri në një vit burg.