Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHÇBA dhe Policia e Shtetit, pse mbrohen kaq shumë policët shqiptarë?

14:09 03/04/2021
Reading Time: 2 min lexim

Më datë 25 mars të këtij viti, katër efektivë të “Shqiponjave” u pezulluan nga detyra, pasi qëlluan me armë në ajër për ditëlindjen e shefes së tyre. Video e këtij momenti u përhap me shpejtësi dhe 4 efektivët, u pezulluan nga detyra deri në një moment të dytë. Ditën e djeshme, të katër këta policë janë rikthyer në detyrë. Jo më te forcat “Shqiponja”, por janë transferuar në komisariatet e policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Katër efektivët, do të qëndrojnë në detyrë deri në përfundim të hetimeve nga Gjykata e Lezhës. Gjithashtu edhe strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedimin penal për këta punonjës, ndërkohë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.

Por gjëja që të befason më së shumti, është roli i SHÇBA-së dhe fuqisë që ky institucion ka. Pse SHÇBA nuk ka në dorë të japë masa më të mëdha ndëshkimore për veprimet jo etike dhe aspak profesionale të efektivëve të policisë? Dakord, të nisësh një procedim penal, është një hap i mirë drejt eliminimit të këtyre situatave në të ardhmen dhe mos-përsëritjen e tyre, por a mos jemi vonë? Në Shqipëri, çdo polic e konsideron veten “Zot”, duke mos pasur frikë nga asgjë dhe duke shfrytëzuar shpeshherë dhe uniformën e tyre.

Rasti i Klodian Rashës është i freskët. Policia e Shtetit bëri të pamundurën për të mbrojtur dy efektivët e saj, Nevaldo Hajdaraj dhe Erion Gjore. Çoi njoftimin zyrtar me vonesë, madje dorëzoi plot 3 njoftime të ndryshme nga njëri-tjetri. Policia e Shtetit tha gjithashtu se Klodian Rasha kishte pasur armë, por më pas u vërtetua e kundërta. Policia e Shtetit bëri të pamundurën që të mbrojë dy efektivët e saj, por ngjarja mori përmasa aq të mëdha sa ishte e pafuqishme. SHÇBA bashkëpunoi me Prokurorin e çështjes, me këtë të fundit që rrëzoi poshtë çdo version të dërguar nga Policia.

Pse ju jepet kaq shumë mbështjetje dhe fuqi policëve shqiptarë? SHÇBA jep pezullime minimale, drejtuesit e Policisë së Shtetit i mbrojnë deri në fund, madje dhe duke tentuar manipulimin me anë të njoftimeve me vonesë dhe ndryshimeve të tyre. Madje, dhe duke fshehur të vërtetën. Se pse mbrohen kaq shumë veprimet e padrejta të policëve shqiptarë, vështirë për ta kuptuar. Ose ndoshta mbrohen ata “kokat” që janë më lart, pasi në fund të fundit, e kanë pranuar dhe vetë: “Ne jemi fytyra e Policisë”.  GAZETA REFORMA

Etiketa: 4 efektivetGazeta ReformaNevaldo HajdarajSHCBA

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para

COVID-19 në Kosovë/ 12 humbje jete, 777 raste të reja në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.