Skip to content
Bota

SHBA në gjendje kritike nga Covid, i afrohen pragut tragjik të jetëve të humbura

· 2 min lexim

Stuata e infetimeve në SHBA po paraqitet mjaft kritike, teksa është afruar shumë në praguan tragjik të 500 mijë jetëve të humbura nga Covid-19.

Shifrat tronditëse tregojën se brenda një muaji në Amerikë ndërrojnë jetë rreth 90 mijë amerikanë, ndërsa pritet që brenda 1 qershorti të vdesin po 90 mijë qytetarë të tjerë.

Sipas kryeinfeksionistit të SHBA-së, Antoni Fauçi, pandemia në vend mund të ekzistojë rrezikshëm edhe në vitin 2022.

Shtetet e Bashkuara aktualisht mbajnë vendin e parë në botë, si për të infektuarit, edhe për viktimat e covid-19. Rreth 30 milionë persona raportohet të jenë prekur nga virusi, sa trefishi i vendit të dytë apo të tretë, India dhe Meksika.

Presidenti amerikan, Xho Bajden, pritet ta shënojë këtë moment me një minutë heshtjeje në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka akuzuar paraardhësin, Donald Tramp, për situatën dhe për fushatën e ngadaltë të vaksinimit në vend.

Rreth 1,6 milionë doza po injektohen çdo ditë dhe objektivi është të vaksinohen 100 milionë veta brenda muajit prill.

Vaksinat mësohet se po e përmirësojnë bilancin ditor, pasi rastet e reja po ulen ndjeshëm, viktimat po ashtu. Shqetësimi i vetëm mbetet variantet e reja të virusit.

Pacienti i parë me simptoma të kovidit-19 në SHBA u zbulua më 13 janar 2020 pasi kthimit nga epiqendra fillestare e epidemisë, nga qyteti Uhan i Kinës.