Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere

15:12 12/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Ka një fenomen tashmë të konsoliduar në qeverisjen e Edi Ramës. Sa herë që shpërthen një aferë dhe qeveria kapet me presh në dorë dhe diku tjetër duke vjedhur paratë e qytetarëve, mbin një shoqëri aksionere me kapital shtetëror ose edhe miks.

Historia filloi me aferën e inceneratorëve. Pasi SPAK ekspozoi dhe vuri në pranga disa nga ata që kishin ngrënë dardhët pas krahëve të kryeministrit të pafajshëm, qeveria krijoi Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve në formën e një shoqërie aksionere.

Pasi plasi afera e koncesionit të sterilizimit, lindi Operatori Kombëtar i Sterilizimit sh.a. Pasi SPAK filloi të gjurmonte vjedhjen e pronave të ushtrisë, mbiu KAYO sh.a dhe pas shpërthimit të kënetës dixhitale në AKSHI, të cilës i shkoi era deri në Gjermani, u shpik Shoqëria Operatore TIK.

Mbirja e sh.a-ve si kërpudhat pas shiut ose më saktë si kërpudhat pas vjedhjeve, nuk është një lëvizje rastësore paniku. Ajo është pjesë e një plani të mirëmenduar, që ka dy qëllime. Së pari të largojë përgjegjësinë politike nga Edi Rama dhe rrethi i tij i ngushtë nga aferat e ardhshme, që do vijnë.

Edhe pse Edi Rama nuk mban përgjegjësi për askënd, sipas motos së famshme që përgjegjësia është individuale, sërish, në termat e kostos politike nuk është njësoj kur kapen duke vjedhur Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj me rastin kur kapet një drejtor anonim sh.a-je. Fjala vjen, sot drejtorët e Agjencisë së Mbetjeve dhe Operatorit të Sterilizimit nuk i njeh as 1 për qind e popullisë.

Por ndonëse qëllimi i parë është largimi i përgjegjësisë politike nga oborri, qëllimi i dytë është edhe më djallëzor. Ai është relaksimi i mekanizmave të transparencës, kontrollit publik dhe në fund largimi i përgjegjësive penale nga kupola e organizatës së Rilindjes.

Merrni vetëm një element. Transaksionet e shoqërive aksionere nuk regjistrohen në thesar. Qytetarët, e madje edhe gazetarët, do ta kenë të pamundur të gjurmojnë se ku do të shkojnë miliardat e Sterilizimit, KAYO-s, Agjencisë së Mbetjeve dhe Shoqërisë Operatore TIK. Ky është një handikap i tmerrshëm në aspektin e transparencës, llogaridhënies dhe kontrollit mbi financat e shtetit.

Përtej kësaj, shpikja e shoqërive aksionere larushe me ortakëri shtet-privat, dobëson mekanizmat institucional të kontrollit financiar nga KLSH-ja deri tek inspektimi financiar publik. Sot KAYO është duke prokuruar miliarda në fshehtësi përmes brokerave privatë.

E gjithë kjo skemë nuk është asgjë tjetër vetëm se krijimi i xhepave të mëdhenj ekstrabuxhetorë. Sipas planeve të vet qeverisë, KAYO mendohet se do të jetë një biznes 200-300 milionë euro në vit. Fronti dixhital, po kështu është pak a shumë në këto përmasa. Agjencia e Mbetjeve do të jetë minimalisht sa të tre inceneratorët të marrë së bashku e kështu me radhë.

Me pak fjalë, vetëm me 4 shoqëri aksionere qeveria është duke nxjerrë gati 1 miliardë euro në vit jashtë buxhetit. Dhe kjo është praktika më e keqe e mundshme e menaxhimit të parasë publike. Jo vetëm për shkak se krijon shtigje të mëdha abuzimi dhe vjedhje, por edhe për shkak se shmang përgjegjësinë penale të kupolës.

Nesër, pasi këto sh.a të kenë konsumuar aferat e tyre miliardere dhe do t’i vijë radha SPAKU-t, por gjithmonë vetëm pasi paratë të jenë vjedhur, përgjegjës do të shpallen disa bedela këshillash mbikqyrës dhe ndonjë administrator publik apo privat qoftë ky. Ndërkohë kupola do të vazhdojë biznesin e plaçkitjes, tashmë e qetë dhe pa qedere nga SPAK-u.

Kjo duhet penguar me të gjitha mënyrat. Privatizimi i prokurimit publik është një çmenduri e paligjshme, pasi menaxhimi i parasë së përbashkët është një funksion i patjetërsueshëm publik si një vendimarrje administrative, që duhet të vijë medoemos nga një organ shtetëror.

Në çastin, kur ky funksion transferohet në duar private apo të përziera me rregulla më të relaksuara dhe pa kontroll efektiv do të ndodhin vetëm dy gjëra. E para, qeveria do të dalë nga ngërçi aktual, ku vjedhja është vështirësuar pak për shkak se njerëzit nuk pranojnë të firmosin më nga frika e SPAK. Ndërsa pasoja e dytë është ajo se paratë e qytetarëve do të masakrohen brutalisht. /Kapitali

Të tjera

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi
Aktualitet

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë ndjeshëm pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se lufta...

13:39 10/03/2026
Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë
Aktualitet

Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

Pas humbjes së arbitrazhit me biznesmenin italian Francesco Becchetti, që i kushtoi Shqipërisë rreth 130 milionë euro, qeveria shqiptare ka...

11:38 10/03/2026
Para
Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

Berisha: Regjistrimet e Agasit përmbajnë prova për krime dhe vrasje me porosi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

Trump paralajmëron fundin e luftës, nafta bie në bursë nga 120 në 84 dollarë për fuçi

13:39 10/03/2026
Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

Pas Francesco Becchetti-t, Shqipëria humb tjetër gjyq: rrezikon sekuestrim 13 mln dollarë

11:38 10/03/2026
Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

15:32 09/03/2026
Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

14:08 09/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.