Skip to content
Të Gjitha

Sezoni turistik ka filluar, por vetëm në letra! Saranda e paralizuar pa turistë, Ministria vijon të qëndrojë duarkryq

· 2 min lexim

Nga data 1 qershor Shqipëria ka hapur kufijtë me shtetet fqinje, por ajo që vihet re këtë periudhë është një numër i ulët i turistëve që hyjnë në territorin shqiptar për të kaluar pushimet.

Ndërsa, në Sarandë është vënë re një pezullim i pronotimeve dhe duket se qyteti bregdetar po vuan shumë mungesën e tursistëve të huaj.

Dogana, mosfunksionimi i portit, por edhe mosardhja e kroçeres e cila çdo dy herë në javë deri në fund të tetorit i sjell Sarandës plot 4 mijë turistë ditorë, ka bërë që qyteti bregdetar të jetë i zbrazur.

Me një klimë e mot të mrekullueshëm, gati për të pritur turistë, këto ditë çdo gjë është e paralizuar në qytetin jugor.

Nga ana tjetër, ndonëse për shkak të pandemisë është parashikuar që këtë vit turizmi të përqëndrohet tek turistët vendas, agjencitë turistike dhe subjektet e hotelerisë kanë treguar për ABC News se rezervimet janë shumë të pakta.

Ato çfarë priteshin janë anuluar, duke lënë kështu çdo gjë në mungesë totale.

Bulevardi i ri, i cili ende nuk ka përfunduar, ka ndikuar negativisht në zhvillimin e turizmit për këtë sezon, duke qenë se është një arterie lidhëse e Sarandës me pjesën tjetër të vendit.

Deri në këto momente nuk ka patur prurje nga qytetet e tjera, me përjashtim të fundjavave ku ka patur qarkullim të shtuar të automjeteve dhe qytetarëve.

Bregdeti i Sarandës është një nga pikat turistike më të frekuentuara në por duket se ky vit ka për të qenë i vështirë.

Kjo padyshim është një shuplakë e fortë për sektorin e turizmit në vendin tonë, teksa duket se politikat lehtësuese nga Ministria e Turizmit do mungojnë.