Skip to content
Të Gjitha

Sërish pozitiv me COVID-19, Cristiano Ronaldo humb përballjen me Messin

· 1 min lexim

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka marrë ditën e sotme përgjigjen e dytë të testit të Covid-19.

Por përgjigjia nuk ka qenë shumë e mirë për të pasi ai ka rezultuar pozitiv përsëri edhe në këtë test.Në këtë mënyrë ai do të qëndrojë i izoluar në shtëpi edhe për 10 ditë të tjera duke humbur kështu ndeshjen e shumëpritur nga tifozat e tij takimin kundër Barcelonës në Champions League (28 tetor).

Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh Ronaldo u infektua me Covid-19  gjatë kohës që ishte grumbulluar me Kombëtaren e tij për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Ai u kthye menjëherë në shtëpinë e tij në Torino ku është izoluar dhe po pret me pa durim momentin që do të shërohet dhe t’i kthehet ekipit të tij, Juventusit.