Skip to content
Kryesore

Sëmundja e zgjebes në Pogradec, regjistrohen 7 raste

· 1 min lexim

Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec.
Sipas burimeve zyrtare nga mjekë të DSHP Pogradec, janë gjithsej 7 raste.

3 raste qe frekuentonin konviktin turk në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne dhe 4 rastet e tjera nga Pogradeci te cilat janë raste sporadike dhe që janë drejt shërimit.

Ndërkohë që rastet e konviktit janë izoluar, dhe është bërë pastrimi dhe dezifektimi i tij.

Mjekët do të vijojnë me procedurat për kontrolle të zgjeruara në shkolla të tjera të qytetit për të evidentuar raste të tjera.