Skip to content
Të Gjitha

Sekuestrohen 700 mijë lekë ushqime në Portin e Durrësit, nuk kishin paguar taksat doganore

· 1 min lexim

Një sasi e konsiderueshme mallrash ushqimorë është sekuestruar në Degën Doganore të Durrësit për shkak se nuk kishin paguar detyrimet tatimore.

Sipas njoftimit të drejtorisë së Doganave, vlera e tyre kapte shifrën e 700 mijë lekëve.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se mallrat ishin vendosur brenda një kamioni që importonte materiale për fasoneri.

Njoftimi i plotë

“Durrës, sekuestrohen mallra ushqimore të padeklaruara, detyrimi i munguar doganor 700 mijë lekë. Strukturat  e Administratës Doganore  kanë sekuestruar  një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit. Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi(fason), ishin të padeklaruara”, thuhet në njoftim