Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sektori call center në krizë, me sytë nga Afrika për gjetjen e punonjësve

09:10 21/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Numri i të punësuarve në sektorin call center shënoi tkurrje edhe gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), në periudhën janar-tetor 2023, në sektorin call center ishin 9,894 të punësuar. Numri i të punësuarve në vitin 2022 ishte 11,452. Krahasuar me numrin vjetor të të punësuarve në 2022, numri i tyre ka rënë me 13%. Në 2015-n, ky sektor kishte 25,000 të punësuar. Krahasuar me 2015-n, numri i të punësuarve është pakësuar me 60%.

Edhe këtë vit, kompanitë e sektorit do të vijojnë të jenë në vështirësi për gjetjen e punonjësve. Operatorët rendisin si arsye kryesore të thellimit të hendekut nga viti në vit largimin e të rinjve në emigracion. Ndërsa zgjerimi i kontratave me operatorë ndërkombëtare, duke përfshirë Apple, Booking apo DAZN (platformë ndërkombëtare për ndeshjet sportive) ka sjellë që ky sektor të mos jetë tërësisht i varur nga italishtfolësit.

Për zgjidhjen e kësaj problematike, kompanitë janë duke shqyrtuar mundësinë e punësimeve të të rinjve nga vendet e Afrikës dhe Filipinet që kanë njohuri të gjuhës angleze dhe asaj franceze. Lorenc Goga, tha për “Monitor” se mbetet një opsion për t’u parë mundësia e marrjes së punonjësve nga Filipinet, apo shtetet e Afrikës së Veriut, si Tunizia dhe Maroku dhe të Afrikës Perëndimore, Gana dhe Nigeria. “Nëse brezi i viteve ‘80-‘90 mësuan në mënyrë autodidakte gjuhën italiane, tashmë kjo nuk po ndodh më masivisht me të rinjtë e sotëm. Problematika kryesore nuk është mungesa e njohurive për gjuhë të huaja, pasi pjesa dërrmuese e të rinjve të sotëm janë njohës të gjuhës angleze.

Ky është avantazh për sektorin që ka zgjeruar kontrata e shërbimet me shumë kompani ndërkombëtare. Problemi kryesor mbetet mosgjetja e punonjësve, për shkak të emigrimit. Aktualisht, kompanitë call center nuk mund t’i përgjigjen me punonjës zhvillimit të këtij tregu. Në shumë raste jemi të detyruar që fushatat e shërbimit që mund t’i kryenin në vend, i kemi transferuar në Itali për zbatim, pasi nuk gjejmë punonjës. Një alternativë mbetet studimi i opsionit për marrjen e punonjësve të huaj”, tha ai.

Ndonëse deri tani nuk është finalizuar asnjë kontratë për rekrutime punonjësish në call center nga Filipinet dhe vendet e Afrikës, z. Goga thekson se para zbatimit të kësaj mase, është mjaft e domosdoshme që të mbështeten nga institucionet shqiptare me hartimin e një legjislacioni, për formalizimin e marrëdhënieve me punonjësit e huaj dhe për kualifikimin e tyre, me qëllim përjashtimin e rreziqeve të mundshme për mosfunksionimin e saj.

Për sa i përket alternativës tjetër për zgjidhjen e problematikës së punësimeve, duke përdor Inteligjencën Artificiale, Lorenc Goga, pohon se të gjitha kompanitë kanë avancuar me investimet për automatizim, duke i ndihmuar në reduktim kostosh, por roli i njeriut në këtë sektor mbetet i pazëvendësueshëm.

Edhe kompanitë e tjera të sektorit call center e kanë ngritur më herët shqetësimin se problematika me rekrutimet ka nisur që në vitin 2017 dhe vitet e fundit është kthyer në një shqetësim real.

Më tepër tkurrje të të punësuarve kanë kompanitë e vogla call center. Të mëdhenjtë, pas rënies së numrit të të punësuarve në pandemi, kanë nisur rikuperimin me rekrutimet.

Numri i kompanive call center, sipas të dhënave të DPT-ve në 10- mujorin e 2023 ishte 466 nga 523 operatorë që kryenin aktivitetin call center në 2022. Rënia e numrit të operatorëve është rreth 11%. Administratori i një kompanie të tillë, Ervin Gogo, pohoi më herët për “Monitor” se në terma afatshkurtër, problemi duket i pazgjidhshëm për sektorin, duke rrezikuar tkurrjen deri në mbylljen e kompanive të vogla./Monitor

Etiketa: call centerekonomipunetoresektori

Të lidhura

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00
Aktualitet

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare vijon ende, me 5,132 kuti të numëruara nga gjithsej 5,225 në total. Procesi është...

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:16 13/05/2025
Para
13 vite nga ” 21 janari”, protesta ku humbën jetën 4 demonstrues

13 vite nga " 21 janari", protesta ku humbën jetën 4 demonstrues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

19:00 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.