Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sejko: Bankat qendrore duhet të qëndrojnë të përqendruara në objektivin e stabilitetit të çmimeve

11:33 18/07/2023
Reading Time: 3 min lexim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë të hënën në konferencën e 9-të për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), me temë “Ndryshimi i mjedisit gjeopolitik – ndikimet ekonomike për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), në Frankfurt, Gjermani.

Konferenca për vendet e EQLJL-së është një forum në të cilin diskutohen problemet kryesore ekonomike dhe financiare në rajon, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të bankave qendrore të vendeve të Bashkimit Evropian (BE), të vendeve kandidate e të atyre kandidate potenciale për BE, përfaqësuesve nga institucione evropiane dhe ndërkombëtare (si Komisioni Evropian, FMN, BERZH, BEI, BIS, OECD), si dhe përfaqësuesve nga bota akademike. Ajo ofron një platformë për të thelluar të kuptuarin e ekonomive të vendeve të EQLJL-së, si dhe për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet e politikave.

Guvernatori Sejko ishte pjesë e panelit të sesionit me temë “Një këndvështrim më afatgjatë – ndryshime të mundshme strukturore në të ardhmen “, nën drejtimin e z. Frank Elderson, Anëtar i Bordit Ekzekutiv, BQE. Vendet e EQLJL-së kanë kaluar një periudhë 30-vjeçare transformuese që ka sjellë kalimin nga ekonomitë e planifikuara në ekonomi plotësisht të hapura. Por, sipas Guvernatorit Sejko, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, mjedisi gjeopolitik mund të ndryshojë dhe mund të ketë efekte negative në konvergjencën ekonomike të vendeve të këtij rajoni. Pavarësish kësaj, ato mund të përfitojnë nga ndryshimet me të cilat po përballemi, falë një pozicionimi të mirë për të përthithur flukse hyrëse të kapitalit, si një opsion i natyrshëm për t’i zhvendosur ato drejt ekonomive të rajonit dhe si një mjedis familjar për investimet e BE-së dhe me dekada përvojë për firmat e BE-së që operojnë në to.

Nga ana tjetër, ndryshimi i mjedisit gjeopolitik nënkupton një angazhim më të fortë politik nga BE-ja drejt një integrimi të plotë të rajonit të EQLJL-së. Rezultati është një ripërtëritje në procesin e zgjerimit dhe integrimit në BE për vendet kandidate dhe kandidate potenciale.

Për sa i përket Shqipërisë, Guvernatori theksoi se procesi i integrimit evropian përbën një objektiv strategjik afatgjatë.

“Ky proces është një shtytës i fortë për reformat strukturore, për konvergimin e plotë me standardet e BE-së të institucioneve vendase, si dhe për përfarimin e përgjithshëm të politikave dhe rregulloreve. Të gjitha këto veprime do të përmirësojnë thellësisht klimën e biznesit, do të tërheqin investime të huaja dhe do të rrisin produktivitetin e përgjithshëm të ekonomisë sonë.

Si banka qendrore, ne duhet të pranojmë rolin tonë në këtë proces. Së pari, ne duhet të mbetemi të përkushtuar ndaj mandatit tonë të stabilitetit të çmimeve, edhe në këtë mjedis sfidues, si parakusht për stabilitetin financiar dhe rritjen afatgjatë. Aktualisht, kjo nënkupton marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të përballuar inflacionin e lartë të vazhdueshëm. Në këtë kuadër, të nxitur nga angazhimi ynë ligjor dhe institucional për stabilitetin e çmimeve, Banka e Shqipërisë ka shtrënguar qëndrimin e saj të politikës monetare, në përputhje me drejtimin e përgjithshëm të politikës monetare në mbarë globin dhe në BE, në veçanti. Megjithatë, ne mbetemi të angazhuar për të ndërmarrë masa të mëtejshme, nëse inflacioni rezulton të jetë më i qëndrueshëm dhe më këmbëngulës nga sa presim aktualisht.

Së dyti, ne duhet të harmonizojmë politikat, rregulloret dhe praktikat tona me ato të BQE-së dhe SEBQ-së (Sistemi Evropian i Bankave Qendrore). Banka e Shqipërisë ka punuar vazhdimisht për të përmirësuar rregulloret e sektorit bankar me Parimet e Bazelit dhe legjislacionin e BE-së. Ne jemi të bindur se kemi arritur një shkallë të mjaftueshme përputhshmërie me këto praktika – çka u konfirmua nga rezultatet e një procesi vlerësimi të kryer së bashku me një kompani të mirënjohur financiare – dhe kemi paraqitur një kërkesë zyrtare te BQE-ja, me qëllim marrjen e statusit të ekuivalencës mbikëqyrëse.

Së treti, ne duhet të përshpejtojmë përpjekjet tona drejt zhvillimit të sistemeve tona financiare dhe të pagesave, duke kërkuar t’i integrojmë ato me kujdes me ato të BE-së. Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë ka rishikuar dhe përmirësuar sistemet e pagesave, duke miratuar pjesën përkatëse të legjislacionit të BE-së dhe synon të zbatojë një sistem pagesash të menjëhershme të modeluar sipas linjave të atij që operohet nga Eurosistemi,” tha Guvernatori Sejko.

Gjatë kësaj konference, Guvernatori Sejko iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve mbi çështje të lidhura me flukset e kapitalit dhe investimet e huaja, ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tyre në ekonomi, goditjet e energjisë në inflacion, emigracioni, si dhe pati mundësi të diskutojë me përfaqësues të lartë të BQE-së dhe guvernatorë të bankave qendrore të vendeve të EQLJL./RevistaMonitor

Të lidhura

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës
Aktualitet

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

Njëzet e gjashtë vite më parë, në Burgun e Dubravës, ndodhi një nga masakrat më të rënda ndaj shqiptarëve gjatë...

10:03 19/05/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona
Aktualitet

SPAK dhe BKH zbardhin dyshimet për grupe kriminale në zgjedhjet e Elbasanit

SPAK dhe BKH vijojnë me intensitet hetimet për krimet zgjedhore në qarkun e Elbasanit, duke u fokusuar si në periudhën...

09:39 19/05/2025
Para
Mocion me debat për inceneratorët, Gogu: S’ka asnjë urgjencë, çështja i ka kaluar drejtësisë

Mocion me debat për inceneratorët, Gogu: S’ka asnjë urgjencë, çështja i ka kaluar drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

U vranë 160 të burgosur shqiptarë, përkujtohet 26-vjetori i masakrës së Dubravës

10:03 19/05/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

SPAK dhe BKH zbardhin dyshimet për grupe kriminale në zgjedhjet e Elbasanit

09:39 19/05/2025
50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat e tij

50-vjeçari me bashkëshorten dhe djalin dhunon nënën dhe motrat e tij

09:18 19/05/2025
Afera “Partizani”/ Sot zhvillohet seanca paraprake në GJKKO

Afera “Partizani”/ Sot zhvillohet seanca paraprake në GJKKO

08:59 19/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.