Skip to content
Të Gjitha

“Së bashku për Teatrin”! Italianët protestojnë për trashëgiminë kulturore të shqiptarëve

· 2 min lexim

Shembja e Teatrit Kombëtar në 17 maj, bëri jehonë në shumë media të mëdha botërore.

Shumë figura të njohura e media ndërkombëtare me “zë të fuqishëm”, kritikuan ashpër aktin e prishjes së Teatrit, ku dënuan dhe dhunën e përdorur ndaj qytetarëve e gazetarëve.

Ditën e sotme në Padova të Italisë, është zhvilluar një protestë paqësore, e cila përfshinte shqiptarë dhe qytetarë italianë, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe keqardhje për këtë humbje të madhe kulturore.

Elda Omari, arkeologe dhe studiuese e historisë së artit tha:

Dy javë më parë në 4:30 të mëngjesit në Tiranë, u shkatërrua një simbol kulturor që duhet të bashkonte këto vende.

Ne kemi nevojë për kulturën, për urat që lidhin dy anët sepse është e shkuara jonë prezente dhe e ardhmja.

Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj. Për këtë arsye ne dënojmë shembjen e Teatrit Kombëtar të ndërtuar nga italianët dhe dënojmë edhe dhunën e përdorur nga policia kundër intelektualëve dhe kundër popullsisë civile.

Gjithashtu prsesidenti i Shoqatës Pulieze në Padova tha se Puglia është shumë afër Shqipërisë, dhe jemi këtu për të treguar solidaritetin tonë.