Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Salianji denoncon skandalin me dokumente: Patronazhisti i PS në Kavajë zhvat dy apartamente

13:25 05/05/2023
Reading Time: 2 min lexim

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka denoncuar këtë të premte një skandal në lidhje me shpërndarjen e apartamenteve të ndërtuara për të prekurit nga tërmeti 26 nëntorit 2019.

Sipas deputetit demokrat, p patronazhisti i bashkisë Rudi Dyrmishi ka përfituar dy apartamente, ndërkohë që ka një vilë 4-katëshe.

Gjithashtu teksa bëri thirrje për të mbështetur kandidatin e Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 majit, Salianji bëri thirrje që të mos këncënohen dhe shantazhohen qytetarët.

“Duke falënderuar qytetarët e Kavajës për mbështetjen masive që na kanë dhënë në këtë fushatë elektorale, për mbështetjen masive që i japin koalicionit opozitar dhe kandidatit Fisnik Qosja, në një fushatë frymëzuese, në një fushatë të bukur, në një fushatë ku është ngritur në këmbë qyteti i Kavajës dhe të gjithë njësitë administrative të saj, pa diskutim që përveç programit dhe takimeve me qytetarët do të bëjmë denoncime me emra konkretë, me raste konkretë, me fenomene që duhen ndëshkuar, jo vetëm denoncuar në publik, siç është rasti që do të denoncoj sot.

Sot jemi te pallatet e bëra me fondet e dhuruara nga donatorë të huaj, te pallatet e të pastrehëve apo pallatet që janë bërë për t’u dhënë personave që janë dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që PS ka caktuar sekserin kryesor të bashkisë si patronazhist, një person me emrin Rudi Dyrmishi për të ndarë, për të kërcënuar apo për t’u thënë qytetarëve që janë në hall nga shkatërrimi i banesave prej tërmetit që do t’iu japë banesa më pas. Por ndërkohë çfarë ka ndodhur?! Këtu kam vendimin e Këshillit Bashkiak me listën e përfituesve për të cilët rishikohet masa e përfitimit.

Familja e zotërisë në fjalë Rudi Dyrmishit ka marrë dy apartamente, një apartament 2+1, një apartament 3+1. Ndërkohë për qytetarët e Kavajës, por edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të treguar se sa e pashpirt është kjo qeverisje dhe se si gjithçka e përdor për vete, kjo është banesa 4-katëshe e tij. Pra një person që nuk ka nevojë as për apartamente, as nuk është në hall, as nuk është i pastrehë, por është një patronazhist që mbështet PS-në.

Iu bëj thirrje që të gjithë qytetarëve të cilët kërcënohen apo shantazhohen, apo iu thuhet që pas zgjedhjeve do të marrin apartamentet, e vërtetë është që do t’i marrin dhe Fisnik Qosja si kryetar bashkie do t’i ndajë apartamentet sipas ligjit dhe tek qytetarët që u takon. Duhet ndëshkuar me votë PS-ja për të bërë të mundur që apartamentet të shkojnë te qytetarët që kanë nevojë dhe jo te patronazhistët.

Ky është vetëm një rast, por ka dhe raste të drejtuesve të lartë të bashkisë së Kavajës të cilët zhvatin apartamente pa të drejtë duke qenë drejtues kryesorë të bashkisë. Në ditët në vijim do kem denoncime të tjera me emra dhe mbiemra për të gjithë personat që përfshihen në shntazhim apo intimidim të votuesve. Askush nuk do i shpëtojë ndëshkimit popullor. Fitorja e kandidatit tonë do të jetë masive ashtu siç është dhe mbështetja e qytetarëve”, tha Salianji

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në fshatin Bardhaj, ku një 65-vjeçare është gjetur pa shenja jete në oborrin e...

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë
Aktualitet

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me 54.33% të...

11:39 13/05/2025
Para
Deklaratat për TEC-et lundruese që marrin 94 mijë dollarë qira në ditë, pa u vënë në punë, kallëzohet aktivisti Lavdosh Feruni

Deklaratat për TEC-et lundruese që marrin 94 mijë dollarë qira në ditë, pa u vënë në punë, kallëzohet aktivisti Lavdosh Feruni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Gjendet e pajetë 65-vjeçarja në Shkodër, çfarë dyshohet

11:54 13/05/2025
Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

Publikohet rezultati i numërimit në Korçë

11:39 13/05/2025
Flakët shkrumbojnë banesën në Korçë, një shtetase përfundon në spital

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Lezhë, detaje

11:22 13/05/2025
Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës

Ngërç politik! Dështon për herë të 15-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit!

11:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.