Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sa është çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë?

09:58 16/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Rritja mesatare e çmimeve të apartamenteve në Tiranë në 6-mujorin e parë të 2022 është e njëjtë me shtrenjtimin e pronave në Podgoricë të Malit të Zi referuar analizave të tregut nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore malazese. Sipas analizës së departamentit të kërkimeve në Bankën e Shqipërisë çmimet mesatare të apartamenteve në Tiranë për 2022 arritën në nivelin e 1,175 euro për metër katror. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021 rritja e çmimeve mesatare është 15,6% dhe për zonat e brendshme 18,3%.

Madhësia e kampionit përbëhet nga 30,467 njoftime, që u referohen vetëm banesave, pa përfshirë në analizë pronat për qëllime tregtare. Rritja mesatare e çmimeve të apartamenteve në Tiranë është e njëjtë me ndryshimin mesatar të çmimeve të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricës. Sipas analizës së tregut të pasurive të paluajtshme në raportin makroekonomik të bankës Qendrore të Malit të Zi, çmimi mesatar i apartamenteve në Podgoricë arriti në 1,248 euro për metër katror. Krahasuar me 6 mujorin e parë të 2021 rritja e çmimeve në Podgoricë është 15,7%, në të njëjtat nivele sa në Tiranë.

Ndërsa në Malin e Zi madhësia e kampionit është prej 58,295 apartamente e ndarë në tre lokacione. Referuar të dhënave të analizës së Bankës Qendrore në Podgoricë për gjysmën e parë të vitit 2022 çmimi mesatar më i lartë i apartamenteve ishte në zonën e parë dhe arriti në 1,449 euro për metër katror. Në zonën e dytë dhe të tretë, çmimet për metër katror ishin më të ulëta dhe arritën përkatësisht në 1,249 euro dhe 1,140 euro për metër katror. Në raport theksohet se çmimi individual i banesave varionte ndërmjet çmimeve 3,000 euro për metër katror për pronat në qendër dhe 555 euro për metër katror pronat në periferi.

Krahasuar me çmimet individuale të pronave në Tiranë periferia shqiptare është shumë herë më e shtrenjtë se ajo e Malit të Zi. Në zonat periferike të Tiranës siç është Fresku, Astiri apo Yzberishti çmimet e apartamenteve referuar të dhënave të agjencive imobiliare përkatësisht kanë arritur në vlerën e 800, 900 dhe 1,000 eurove për metër katror (1,000-1,1000 euro për metër katror është çmimi i apartamenteve në ndërtime të reja në Yzberisht).

Ndërsa në ndërtimet e reja si zona e ish Bllokut çmimet e apartamenteve ofrohen me 3,500 euro për metër katror. Agjentët imobiliarë parashikojnë që për një periudhë afatshkurtër nuk pritet të kenë rritje të çmimeve në zonat periferike, duke përjashtuar qendrën, ku ndërtimet e reja që do të përfundojnë pritet të jenë me çmime më të larta se vitin e kaluar. /Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Para
Nuk ka qetësi në Kosovë! Policia sulmohet me bomba molotov gjatë natës në veri

Nuk ka qetësi në Kosovë! Policia sulmohet me bomba molotov gjatë natës në veri

Lajmet e fundit

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip