Skip to content
Të Gjitha

Kërkesa për lista të hapura dështoi përsëri, Hajdari: Shkak u bë opozita jashtëparlamentare

· 3 min lexim

Ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit Politik u fol se u arrit dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së.

Pas mbarimit të mbledhjes përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri foli para mediave duke treguar se si do të përzgjidhen anëtarët e KQZ.

“U la që përzgjedhja e anëtarëve të KQZ do të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një të dërguar të saj në Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen, ku do të ketë të drejtën të përzgjedhë dhe skualifikojë disa nga anëtarë të cilët do pëzgjidhen pas një konkursi të hapur. Pra do të jetë një e drejtë e çdo qytetari që plotëson ato kritere për të kandiduar në një nga organet e KQZ dhe natyrshëm, ajo garanci që i kemi dhënë opozitës si një dispozitë tranzitore do të bëhet e materializuar por mbi të gjitha në Kuvend.”

Por a u plotësuan të gjitha kërkesat e opozitës?

Para pak ditësh në  Kuvend u riprotokollua  dokumenti, i cili kërkon ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit nga ku kanë ndryshuar vetëm firmëtarët, por jo përmbajtja e dokumentit, e cila është e njëjtë me variantin e parë, rritje pragu 5 përqind për ndarjen e mandateve, hapje e listave dhe ndalim i koalicioneve parazgjedhore. 

Në pronocimin e sotëm për media Rudina Hajdari, përfaqësuesja e Opozitës Paralamentare në Këshillin Politik tha se ishte Opozita Jashtëparlamentare që nuk lejoi një dakordësi për ndryshimin e sistemit.

“Nuk u pranua që të kemi ndryshim sistemi. Kur të vijë drafti në parlament ne do t’i shtojmë ato gjërat shtesë. Ka ende shpresë përsa i përket ndryshimit të sistemit. Do shkojmë deri në fund përsa i përket kësaj kërkese. “

Ndërkohë që edhe me parë shqetësimi kryesor i Hajdarit ka qenë ndrysimi i sistemit dhe listat e hapura.

“Nuk ka pasur konsensus lidhur me ndryshimin e sistemit. Ne kërkojmë lista të hapur, nuk ka shqiptar që nuk e do ndryshimin e sistemit. Ne do të luftojmë për këtë betejë”.

 

Vota e Diasporës ishte një ndër temat kryesore të ditës së sotme dhe Hajdari tha se ekspertët e çështjes janë shprehur pozitivë dhe kanë thënë se votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme të 2021 është i realizueshëm.

Në lidhje me mënyrën se si do të realizohet, deputetja tha se janë shumë hapa që do duhet të ndërmerren, teksa theksoi se tani përgjegjësia bie mbi qeverinë.