Skip to content
Aktualitet

Rriten gjobat për shoferët, gati ndryshimet në Kodin Rrugor. Ja sa do bëhen

· 2 min lexim

Një draft i ri është parashikuar nga Ministria e Brendshme për disa ndryshime në Kodin Rrugor. Kryesisht, parashikohen rritje të gjobave dhe masave ndëshkuese për shoferët.

Gjobat janë parashikuar të rriten për tejkalim të shpejtësisë, mos mbajtjen e rripit të sigurimit, për parakalime të gabuara apo përdorimin e mjeteve elektronike në timon, thuhet në draftin e publikuar nga Syri.

Një tjetër masë është ajo për motomjetet që sipas ndryshimeve të propozuara do të duhet të jenë dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent.

Gjithashtu është propozuar të shtohet edhe masa e gjobitjes së personave që drejtojnë një mjet të blinduar pa pasur lejen, si dhe mund të bëhet sekuestrimi administrative I tij.

Gjobat e parashikuara për shkeljet:

Për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 10 km/orë: 1 mijë – 3 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 30 km/orë: 2 mijë – 4 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie në zonat e banuara: 5 mijë – 15 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie mbi 50km/orë: 100 mijë- 200 mijë lekë

Ndalimet e parakalimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Mosvendosje të rripit të sigurimit: 5 mijë – 15 mijë lekë

Për përdorimin e mjeteve elektronike: 5 mijë –  15 mijë lekë

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit: 10 mijë – 20 mijë lekë

/GazetaReforma.com/