Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rreziku i tokës shqiptare nga tërmetet dhe mundësia për parashikim, flet sizimiologu gjerman

10:34 23/09/2019
Reading Time: 5 min lexim

Shqipëria prej dy ditësh ndodhet në një klimë frike dhe paniku për shkak të tërmeteve.

Seria e lëkundjeve të tokës nisi paraditen e së shtunës, ku më i forti ishte tërmeti i orës 16:00, me magnitudë 5.6 rihter.

“Deutsche Welle” ka intervistuar sizmiologun gjerman, Frederik Tilmann, i cili ka bërë një panoramë për shkaqet e tërmeteve dhe nëse mund t’i parashikojmë apo jo.

Sipas tij, bregdeti shqiptar është një zonë sizmike, për shkak të lëvizjes së pllakës afrikane drejt veriut.

Këto lëvizje llogariten me disa milimetra në vit.

Më tej ai ka shtuar, se Italia dhe Evropa Juglindore janë zonat më sizmike të kontinentit, ku ka aktivitet të lartë tërmetesh të vogla.

Tilmann vijon më tej, duke thënë se tërmetet shfaqen në zonat ku krijohen tensione në tokën e ngurtë dhe aty ku temperaturat janë të ulëta.

Përsa i përket parashikimit të tërmetit, sizmiliogu gjerman sqaron se në terma afatshkurtër diçka e tillë nuk është e mundur.

Ndërsa banesat më të rrezikuara sipas Tilmann janë ato me struktura të papërforcuara dhe me çati të vendosura lirshëm.

 Intervista e plotë

DW: Një seri tërmetesh, më i forti me një magnitudë prej 5,6, tronditën Shqipërinë në fundjavë. Prej disa dekadash nuk kishte rënë një tërmet kaq i fortë. Edhe në qershor pati një tërmet të shkallës 5,2 në Korçë. A po bëhet Shqipëria një zonë sizmike e rrezikuar?

Tilmann: Bregdeti i Shqipërisë ka hyrë gjithmonë në ato rajone të Evropës, që kanë qenë të ekspozuara ndaj rreziqeve të rënda sizmike. Tërmetet në këtë rajon kanë të bëjnë me lëvizje të Afrikës drejt veriut. Pllaka kontinentale afrikane lëviz me disa milimetra në vit drejt Evropës. Këto përplasje kontinentale krijojnë tensione, sidomos pjesë të mikropllakës së Adriatikut shtyhen e hyjnë nën Ballkan. Tërmeti në afërsi të Tiranës ka të bëjë me këto tensione.

DW: Nëse shikon hartën me tërmetet të regjistruara në Evropë në 14 ditët e fundit, vëren se lëkundje ka patur vetëm në Itali dhe në Evropën Juglindore, natyrisht jo në dimensionin e tërmetit të fundjavës në Shqipëri, por është një numër i konsiderueshëm lëkundjesh të vogla. Cilat janë arsyet gjeologjike e tektonike shkaktojnë këto lëkundje dhe tërmete?

Tilmann: Italia dhe Evropa Juglindore janë rajonet më të rrezikuara sizmike të Evropës dhe si rezultat atje shfaqet një aktivitet i lartë tërmetesh të vogla dhe të parrezikshme. Tërmetet shfaqen kudo ku krijohen tensione në tokën e ngurtë, kryesisht por jo vetëm në koren e tokës, dhe aty ku temperaturat janë mjaft të ulëta. Këto tensione çlirohen përmes deformimeve të papritura me plasaritje të tokës (pra tërmet). Ndërsa në temperatura të larta shkëmbinjtë deformohen plastikisht në një proces pak a shumë të vazhdueshëm, pa krijuar një lëshim të papritur të energjisë.

DW: Shpesh dëgjojmë që transformimi i klimës favorizon katastrofat natyrore. Në ç‘raport qëndron ndryshimi i klimës me shpeshtimin e tërmeteve?

Tilmann: Pjesa më e madhe e energjisë sizmike çlirohet nga tërmetet tektonikë, do të thotë nga tensionet që grumbullohen nga lëvizjet afatgjata të kontinenteve, lëvizje që e marrin impulsin nga procese të brendshme në brendësi të tokës. Ndryshimi i klimës praktikisht nuk ka ndikim në këto procese të brendshme. Megjithatë ne e dimë, se me lëvizjet ngritëse vertikale pas shkrirjes së gjerë të akullnajave në fund të epokës së fundit të akullit, janë shkaktuar tërmete shumë të fuqishme me magnituda më të mëdha se M7, për shembull në vendet skandinave. Por ky është një proces shumë i ngadalshëm dhe edhe në këtë situatë aktiviteti i lëkundjeve në mbarë botën do të dominohet nga lëkundje tektonike, si p.sh ajo në Shqipëri.

DW: Qendra gjermane e Kërkimeve Gjeologjike, në të cilën ju drejtoni sektorin e sizmologjisë, kryen matje sizmike në mbarë botën përmes sistemit të monitorimit të tërmeteve. Në ç‘masë mund të përdoren këto matje për të vlerësuar rrezikun nga termeti duke e bërë atë të parashikueshëm?

Tilmann: Parashikimi afatshkurtër i tërmetit nuk është i mundur në gjendjen aktuale. Sidoqoftë me vëzhgimin e vazhdueshëm të aktivitetit të tërmeteve mund ta vlerësosh më mirë rrezikimin e rajoneve të caktuara në një periudhë afatgjatë. Përveç kësaj për shkak të përcaktimit të shpejtë të parametrave të lëkundjeve mund të jepet ndihma me efikasitet dhe në disa raste është e mundur edhe paralajmërimi disa sekonda përpara. Por sisteme të tilla ka në pak vende, si në Mexiko-City dhe në Japoni.

DW: Në rastin e Shqipërisë çfarë mund të këshillohet si prevencion? Në ndërtimet e shtëpive jo gjithmonë është menduar për rrezikun e tërmeteve. Çfarë duhet marrë parasysh në ndërtimin e banesave, me qëllim që ato të jenë të sigurta e rezistente ndaj tërmeteve.

Tilmann: Nuk i njoh saktësisht detajet e situatës në Shqipëri, cilat norma ndërtimi ekzistojnë dhe në ç‘masë respektohen ato në praktikë, prandaj mund të bëj pohime të përgjithshme. Së pari duhet themi se sipas raportimeve të mediave, ky tërmet me sa duket jo i rëndë, nuk ka shkaktuar viktima apo lëndime serioze. Në përgjithësi nuk është e mundur që të shmangen krejtësisht pasojat e një tërmeti. Prandaj primare është shmangja e kolapsit të plotë, për të mbrojtur njerëzit, që ndodhen brenda shtëpive. Disa lloje ndërtimesh, për shembull muratura të papërforcuara, me çati të vendosura lirshëm, janë të prirura të shemben nga lëkundjet e forta dhe duhen shmangur në zonat e rrezikuara nga tërmetet. Në përgjithësi ekziston mundësia që edhe materiali ekzistues historik i ndërtesave të bëhet më rezistent ndaj tërmeteve duke i vendosur struktura lidhëse dhe përforcuese shtesë. Por të riparosh është më e shtrenjtë se të ndërtosh nga fillimi në bazë të normave të mbrojtjes nga tërmeti. Për t‘i përdorur në mënyrë sa më efektive fondet në dispozicion, është e rëndësishme të vlerësohet sa më saktë shkalla e rrezikut, Për këtë duhet rikonstruktuar sa më saktë historiku i tërmeteve dhe që shumë të dhëna për rënien e dridhjeve të kombinohen me distancën nga vatra e tërmetit. Shkëmbimi i të dhënave mes partnerëve evropianë ka përparësi kryesore. Shumë nga të dhënat sizmologjike të mbledhura në Evropë janë tashmë të hapura, apo shkëmbehen në bazë të marrëveshjeve bilaterale.

Etiketa: parashikimetsizmiologu gjermantermeti

Të lidhura

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon ende, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar...

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi
Aktualitet

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Një incident është raportuar në KZAZ nr. 40, në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, ku procesi i numërimit...

16:01 13/05/2025
Para

Situatë problematike te Shkëmbi i Kavajës, vijon shkëputja masive e gurëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Votat e Greqisë u lanë mënjanë, KAS shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

15:29 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.