Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

12:41 11/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk v...

Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke denoncuar bllokimin e kanaleve kulluese dhe rrezikun real që i gjithë fshati të përmbytet. Sipas tyre, situata është lënë në mëshirë të fatit, ndërsa institucionet jo vetëm që nuk ndërhyjnë, por po ushtrojnë presion të hapur që kanalet të mos zhbllokohen.

Banorët thonë se asnjë përfaqësues i bashkisë nuk ka shkuar në zonë për të marrë përgjegjësi apo për të dhënë zgjidhje, ndërkohë që uji grumbullohet dhe rreziku shtohet nga ora në orë. Në vend të ndërhyrjes, sipas tyre, në terren ndodhet policia për të penguar hapjen e kanaleve.

“Duam të hapet ura. Jemi të mbytur. I bëj thirrje kryeministrit të tërheqë policinë nga këtu. Ne po na bëhet presion… Këta të ndërhyjnë, ka qenë një portë këtu”, deklaroi një nga banorët mes protestës, duke e cilësuar situatën të papërballueshme.

Një tjetër qytetar ngriti alarmin se nëse nuk hapet menjëherë kanali, pasojat do të jenë katastrofike për të gjithë fshatin.

“Këtu ka qenë një portë. Rrinte policia këtu. Nuk më kanë lënë. Kanali është bllokuar dhe duhet hapur porta. Sepse është për shkarkim”, u shpreh ai, duke theksuar se çdo minutë vonesë rrit rrezikun e përmbytjes.

Zemërimi i banorëve shoqërohet edhe me akuza të rënda për korrupsion dhe neglizhencë. Një i moshuar, që thotë se jeton prej dekadash në këtë zonë, e përshkroi situatën si të paprecedentë.

“Këta janë kriminelë. I ka mbytu korrupsioni. Në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet. Po bëj 80 vjeç, kurrë nuk jemi përmbytur. Kurrë nuk ka ardhur lumi… Ne sot do rrimë këtu sepse nëse ikim ata vijnë e bllokojnë”, deklaroi ai.

Banorët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga protesta dhe se do të qëndrojnë në vend për të mbrojtur fshatin e tyre, duke e cilësuar bllokimin e kanaleve një rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e tyre, si dhe një tjetër shembull të neglizhencës dhe presionit institucional ndaj qytetarëve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para
Matura Shtetërore 2026: Publikohen datat dhe rregullorja e provimeve

Matura Shtetërore 2026: Publikohen datat dhe rregullorja e provimeve

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip