Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rrëqebuj të vrarë dhe të ekspozuar brenda restorantit në Elbasan, shoqata për ruajtjen e mjedisit dënon gjuetinë e paligjshme

19:45 22/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) ka reaguar në lidhje me trajtimin e species së rrëqebullit të Ballkanit  në disa zona të vendit tonë, pasi 3 rrëqebuj të vrarë në mënyrë të paligjshme janë ekspozuar të balsamosur si objekte zbukurimi në një prej lokaleve të Elbasanit.

Identifikuar si një specie me rrezikshmëri kritike për zhdukje, rrëqebulli i Ballkanit në vendin tonë vijon të rrezikohet prej gjuetisë së paligjshme.

“Jo vetëm rrëqebuj, por edhe arinj, kaproj dhe lloje të tjera të mbrojtura ekspozohen në këtë restorant, i cili servir në mes të ditës edhe pjata me kafshë e shpendë të egra, përfshirë derra të egër, kaproj, mëllenja dhe shapka”, shkruhet ne reagimin e PPNEA-s për shtyp.

Pavarësisht ndalimit të gjuetisë me ligj që prej vitit 2014 në Shqipëri, shpesh herë banorët në zonat malore paraqiten të pabindur ndaj rregullave të gjuetisë dhe nuk ndalen para vrasjes së kafshëve të egra, një pjesë e madhe e të cilave janë gjitarë të rrallë e të rrezikuar.

Rrëqebulli boreal është klasifikuar si një specie e egër e rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

“Numërohen më pak se 50 individë të rritur të kësaj specie në popullatën e tyre globale. Situata në Ballkan është  vërtet kritike, pasi nuk egziston një proces çiftimi i rrëqebullit të Ballkanit në kopshtet zoologjike”, është shprehur Urs Breitenmoser, specialist i specieve feline në Unionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, duke theksuar se rrëqebulli ishte konsideruar i zhdukur, derisa u rizbulua në vitin 2000.

“Sot kjo specie do të çiftohej vetëm ne malet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, vijoi Breitenmoser në një prononcim për gazetën franceze “Liberation”, në një artikull kushtuar rrëqebullit në Shqipëri.

Rrëqebulli është predatori i tretë më i madh në Europë dhe Ballkan,  specie e cila jeton kryesisht në zona pyjore dhe përshkon distanca të mëdha. Popullsia e rrëqebullit në Ballkan, e specifikisht në Shqipëri përllogaritet të jetë rreth 10 individë, ndërkohë që 4 prej tyre janë identifikuar pranë zonës së Munellës, në Pukë-Mirditë.

Pavarësisht se kjo specie është e mbrojtur me ligj,  rrëqebulli i Ballkanit vitet e fundit është rrezikuar nga gjuetia e paligjshme, degradimi i habitatit pyjor si edhe mungesa e ushqimit.

Sipas botimit francez ” Liberation”, në Shqipëri ekziston akoma turizmi i kafshëve të balsamosura nëpërmjet të cilit shumë bare apo restorante i përdorin këto të fundit për të argëtuar dhe tërhequr vizitorët, ndërkohë që për kafshët ky është një lloj kopshti zoologjik i ferrit.

“Ky fenomen ka një efekt të madh në mënyrën sesi publiku e percepton natyrën e egër”, u shpreh Aleksandër Trajçe , drejtor i  PPNEA, në një deklaratë për gazetën franceze.

Shpeshherë “shfaqje makabre”  të kafshëve të balsamosura që vizitohen nga turistë dhe vendas të grup-moshave të ndryshme mund të kenë efekte negative afatgjata edhe në perceptimin e brezave të ardhshëm mbi jetën e egër.

Për të parandaluar përhapjen më tej të këtij fenomeni, PPNEA i bën thirrje të gjithë institucioneve vendimmarrëse, politikbërëse dhe ligjzbatuese, që të reagojnë me urgjencë ndaj rastit në fjalë dhe të parandalojnë në vazhdimësi raste të ngjashme, të cilat përbëjnë krime mjedisore, si dhe një rrezik serioz ndaj llojeve që janë drejt zhdukjes në vendin tonë.

Burimi/birn.al

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Efektivët e rendit nuk njohin kufi, shikoni si goditet me grushta i prangosuri nga “blutë” e Tiranës

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip