Skip to content
Të Gjitha

Rrëfimi tronditës, i ati i të miturës së abuzuar: Tentoi të vetëvritej, më mori ilaçet e tensionit dhe i futi në gojë

· 1 min lexim

Ditën e sotme, babai i 15-vjeçares së përdhunuar nga roja e shkollës, ka bërë një rrëfim tronditës në studion e “News 24”.

Ai u shpreh plot dhimbje se vajza e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe se ka tentuar të vetëvritet me ilaçet e tij të tensionit.

“Ka tentuar të vetëvritet para një jave, i kapa ilaçet e mia të tensionit, m’i mori dhe i futi në gojë, donte t’i pinte.

Kanë ardhur psikologët, flisnin me vajzën, dhe thanë se do të vinin sërish sot”, u shpreh i pikëlluar babai i vajzës.

Kujtojme se Abaz Doka, 65 vjeç përdhunoi15-vjeçaren dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta.

Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure emrin e saj me epitete ofenduese derisa e reja u dorëzua dhe kreu marrëdhënie seksuale me të.

Abaz Doka doli sot para gjykatës duke mbuluar fytyrën me duar nga turpi.