Skip to content
Të Gjitha

Rikthehet frika në Shqipëri: Një tërmet lëkund vendin

· 1 min lexim

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në qytetin e Korçës, ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në Kapshticë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale ndërsa ka pasur një magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.

IGJEUM raporton se lëkundja është ndjerë në orën 09:00 dhe ka patur një thellësi rreth 22 kilometra.

Nga informacionet paraprake pavarësisht magnitutës relativisht normale, lëkundjet janë ndjerë të forta, duke krijuar panik tek qytetarët.
Termet

Kujtojmë se ekspertët kanë shpjeguar se paslëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit do të vijojnë për disa muaj dhe nuk ka vend për panik.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm 9 ballë i shkallës Rihter, i cili u mori jetën 51 personave, teksa si pasojë e lëkundjeve të fuqishme u dëmtuan qindra shtëpi, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Në muajin shkurt, BE mblodhi një fond prej 1.15 miliardë eurosh, midis të cilave dhurime dhe borxhe me interes të ulët, të cilat do të shkojnë për programin e rindërtimit.