Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rihapet procedura e Prokurimit për rehabilitimin e Unazës së Re! OST dhe ARRSH kërkojnë konfiskimin e “DH Albania”

18:56 13/12/2018
Reading Time: 2 min lexim

Tashmë prej ditësh kryefjala janë protestat e banorëve të Unazës së Re dhe mbështetja që qytetarët i kanë bërë asaj, gjë që çoi në hulumtimin e kompanisë “DH Albania” që kishte marrë përsipër ndërtimin e këtij segmenti. Tani ndodhemi në situatën që kompania ka falsifikuar dhe mashtruar, ndërsa ARRSH e ka kallëzuar penalisht dhe ditën e sotme ka rihapur procedurën e prokurimit që ka në objekt rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i pallatit me shigjeta rreth rrotullimi Shqiponja Loti 1.

Njëkohësiht e rëndësishme për t’u përmenduar është që Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë nisur zyrtarisht edhe procedurat për të konfiskuar  sigurimin e të dy kontratave që kompani DH Albania kishte, si për rehabilitimin e Unazës së Re ashtu edhe për linjën e transmetimi Burrel-Peshkopi.

Institucionet përkatëse përmes një shkrese që mban datën 11 dhjetor, të drejtuar zyrtarisht kompanisë Sigma Interalbania, i ka kërkuar konfiskimin e shumës prej 144.7 milionë lekë që DH Albania ka depozituar për sigurimin e kontratës në tenderin e linjës së transemtimit Burrel-Peshkopi.

Ndërsa Autoriteti Rrugor i është drejtuar bashkarisht kompanisë Sigma Interalbania dhe Sigal Unika Grup, pasi për shkak të vlerës më të madhe në tenderin e unazës, sigurimi i ofertës prej 269.5 milionë lekësh ka qenë i ndarë në dy kompani.

Sipas Monitor.al, në total, garancia financiare që DH Albania ka qenë e detyruar të depozitojë për të dy tenderat është 414.2 milionë lekë ose rreth 3.4 milionë euro. OST dhe ARRSH janë të bindura se sigurimi i kontratave do të konfiskohet plotësisht, por në të kaluarën ka patur disa raste kur pas mashtrimit në tendera nuk është arritur të konfiskohet as garancia financiare si në rastin e Albpetrol.

Kontratat e lotit të parë të Unazës së Re dhe linjës elektrike Burrel-Peshkopi u zgjidhën në mënyrë të njënashme nga shteti kur u publikua skandali i Dunëell Haberman, kompania mëmë e DH Albanias, kishte falsifikuar dokumentat dhe bilancet për të fituar dy tenderat me vlerë totale 30 milionë euro.

Skandali i mashtrimit ka vënë në lëvizje dhe autoritetet amerikane. Departamenti i Shtetit në Delaëare iu përgjigj Top Channel se menjehërë pasi u njoh skemën e mashtrimit ia ka përcjellë të gjitha dokumentat Departamentit të Drejtësisë për hetime të mëtejshme dhe tani çështja është në dorën e hetuesve amerikanë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para

Përplaset treni në Turqi/ 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip