Skip to content
Bota

Rifillon nga puna transporti publik, Franca krijon copën anti-virus për sediljet

· 2 min lexim

Në mes të pandemisë Covid-19, transporti publik do të bëhet më shumë se kurrë shqetësim për të gjitha shtetet dhe banorët e tyre.

Edhe në vendin tonë, sipas urdhërit të qeverisë, transporti publik do të rinisë nga puna ditën e hënë, në 15 qershor.

Nuk dihet ende sesi do të menazhohet kjo situatë në Shqipëri, por në Francë një kompani e specializuar për pëlhurat vetë-pastruese dhe njollave rezistente, ka gjetur një zgjidhje për ta bërë transportin publik më të sigurt.

Prej shumë vitesh kjo kompani ka prodhuar materiale të veçanta, në bashkëpunim me fabrikën e prodhimit Aunde në Spanjë.

Të nisur nga kjo situatë aspak e mirë ku shumë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, kompania franceze ka krijuar një material dezinfektues, i aftë të eliminojë pothuajse 100%  ngarkesën virale, falë një procesi të quajtur fotokatalizë.

Presidenti i kompanisë “Trajet”, Jérome Blanc Trajet tha se katalizatori në indet e copës aktivizohet kur bie në kontakt me rrezet ultravjollcë.

Qëllimi i këtij reagimi është që të oksidohen kompozimet virale dhe të shndërrohen ato në molekula. të padëmshme, si ujë ose kripë.

Ky material është i aftë të shkatërrojë falë dritës natyrale ose artificiale, shumë baktere, mikrobe dhe viruse në vetëm 1 minutë.