Ministria e Shëndetësisë, pak minuta më parë raportoi për 64 raste të reja brenda 24 orëve, ndërsa dy pacientë të tjerë kanë ndërruar jetën, duke e çuar në 58 numrin e viktimave si pasojë e Covid-19. Situata në Spitalin Infektiv vazhdon të mbetet shqetësuese.
Aktualisht në Infektiv po trajtohen 84 pacientë, 11 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 në intubim. Sipas “Balkanweb”, në intubim ndodhet edhe një mjek i QSUT. Mjeku i intubuar është nga reparti i Hematologjisë, i cili është edhe reparti më i prekur nga virusi i rëndë. Mësohet se mjeku 57-vjeçar A. P. ka qenë i prekur me koronavirus dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit.
PD: Projektligji i dytë për “Durana Park” shkel standardet e BE
Deputeti i Eno Bozdo ka denoncuar se maxhoranca po tenton të kalojë një projektligj të dytë për Parkun Teknologjik “Durana”,...






