Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rëndohet bilanci: Mes 4 viktimave një 21-vjeçare! Vijon të jetë i lartë numri i të shtruarve në spitalin infektiv

11:26 15/07/2020
Reading Time: 3 min lexim

Është shënuar një bilanc i rëndë i viktimave nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. 4 viktima mes të cilave dhe 21-vjeçarja e cila është viktima më e re nga koronavirusi në vend.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë moshat e viktimave kanë qenë 23, 49, 56 dhe 67 vjeç. Ndërkohë, janë shënuar 85 raste të reja me Covid-19 brenda 24 orëve në vendit tonë dhe 88 të shtruar në spitalin infektiv.

Deklarata e plotë e Mirela Cami nga Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

Ministria e Shëndetësisë ju informon mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, duke ju drejtuar që në fillim të këtij komunikimi çdo qytetari me thirrjen për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid9. Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh ngushëllimet familjarëve. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore. Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. COVID-19 –

Statistika (15 Korrik 2020)

Testime totale 33750

Raste pozitive 3752

Raste të shëruara 2091

Raste Aktive 1560

Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 699

Durrës 217

Shkodër 198

Vlorë 100

Lezhë 80

Kukës 58

Korçë 49

Elbasan 42

Berat 40

Fier 36

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Të dënuar për trafik droge dhe vrasje me paramendim, OFL vendos në sitë katër të dënuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.