Skip to content
Aktualitet

Rekord gjobash për maskat, Policia ndëshkon 810 qytetarë në 24 orë

· 1 min lexim

Policia e Shtetit njofton se në 24 orët e fundit, janë ndëshkuar plot 810 qytetarë me masa administrative, të cilët nuk kanë mbajtur maskën mbrojtëse.

645 qytetarë janë ndëshkuar me vlerën 3000 lekë për mos mbajtjen e maskës, ndërkohë 165 masa të tjera, po me vlerë 3000 lekë, për pasagjerë që nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

/GazetaReforma.com/