Skip to content
Rajoni

Refuzimi i Cakajt, Haradinaj ‘nuk lëshon’ Metën: “E kam mik”

· 1 min lexim

Pas mosdekretimit të Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm,  kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar që të përfshihet në debat.

,“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo.”- tha Haradinaj.

Dje Meta refuzoi dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit.

Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Meta tha se qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë.